Aksident në udhëkryqin e Bujanocit (Foto)
Lokale

Aksident në udhëkryqin e Bujanocit (Foto)

23.Feb.2015 13:14
0

Në qendër të Bujanocit, në udhëkryqin që lidhet me rrugën Karagjorgje Petroviq dhe atë të Kosovës, rreth orës 12h ka ndodhur një aksident mes një autobusi dhe veture.

Në këtë aksident komunikacioni përveç dëmeve materiale nuk ka pasur të lënduar. Vetura e tipit Opel Astra me targa të Bujanocit ka pësuar dëmtime në pjesën  e pasme, derisa autobusi i kompanisë "Mimoza 93" nga Presheva, që udhëtonte në relacionin Tërnoc-Preshevë, në pamje të parë është më pak e dëmtuar.

Deri te aksidenti erdhi në kthesën e udhëkryqit, kur pjesa e pasme e autobusit u godit me atë të veturës.

Ky aksident mbi gjysmë orë mbajti të ngarkuar komunikacionin në këtë udhëkryq, përderisa në vend të ngjarjes doli edhe policia lokale. /Titulli.com/

Pas katër viteve azil, Belgjika kthen preshevarin me pesë fëmijë (Video)
Rinisë Spektri Info
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration