 
		                            		                            		                            
		                        Aksident i rëndë trafiku mes veturës me targa të Bujanocit dhe Shkupit (Foto)
Në orët e paraditës, në magjistralen Prishtinë-Shkup, më konkretisht tek vendi i quajtur "Gurishpum" në Kaçanik ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku ku janë përfshirë dy vetura, njëra me tabela të Shkupit ndërsa tjetra të Bujanocit.Siç raporton gazetari i "Zërit" i cili ishte në vendin e ngjarjes, përpos dëmeve materiale, edhe personat që ishin brenda në veturë janë lënduar rëndë.
Ata menjëherë janë dërguar në QKUK në Prishtinë. /Titulli.com/

 
                                 
                     
		                                                		                                             
		                                                		                                             
		                                                		                                             
		                                                		                                             
		                                                		                                            