Akademia e Kosovës promovon librin "Natyra e Luginës së Preshevës, struktura, determinantet dhe resurset natyrore"
Lokale

Akademia e Kosovës promovon librin "Natyra e Luginës së Preshevës, struktura, determinantet dhe resurset natyrore"

01.Jun.2017 09:11
0
Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës në mjediset e saj bëri përurimin e 40 botimeve origjinale nga fusha të ndryshme: nga shkencat albanologjike, shkencat shoqërore, kulturo-historike, shkencat e natyrës, gjeoshkencat, shkencat e mjedisit dhe publikimet nga sfera e arteve të realizuara brenda një harku kohor prej më pak se dy vjetëve.

Përkundër problemeve të përhershme financiare dhe disa shkurtimeve shtesë që erdhën nga Qeveria për të gjitha zërat financiarë në Kosovë këto kohët e fundit, mund të konstatohet se me një ekonomizim dhe racionalizim të kujdesshëm të mjeteve Akademia ka arritur ta realizojë këtë objektiv themelor të saj.

Në mesin e botimeve është promovuar edhe libri i autorit Arsim Ejupi,  "Natyra e Luginës së Preshevës, struktura, determinantet dhe resurset natyrore". 

Përveç këtyre botimeve, seksionet dhe trupat e tjera të Akademisë, me bashkëpunëtorë të jashtëm, punuan në disa projekte shkencore-hulumtuese, në projekte enciklopedike-shkencore - afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata, mbajtën shumë tryeza e konferenca shkencore dhe zhvilluan aktivitete të tjera shkencore dhe artistike (koncerte, ekspozita) dhe realizuan mjaft kontakte ndërkombëtare, përfshirë dhe nënshkrimin e marrëveshjeve të bashkëpunimit me akademitë simotra evropiane. 

Për botimet folën kryetari dhe sekretarët e seksioneve të Akademisë së Shkencave dhe  Arteve të Kosovës.

 

Halimi: Jo me kry fakultetin e me punue në baushtella në Zvicër (video)
Fëmijët shënojnë 1 qershorin me lojëra të ndryshme në parkun e Bujanocit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration