Agjenturat antishqiptare dhe misioni i tyre në Luginë të Preshevës (2)
Lokale

Agjenturat antishqiptare dhe misioni i tyre në Luginë të Preshevës (2)

06.Sep.2017 20:37
0
Shekullin e XX, thënë kushtimisht, siç thamë në artikullin e parë kushtuar problematikës së agjenturave antishqiptare dhe misionit të tyre në Luginë të Preshevës, pra, e karakterizojnë kryesisht tri ngjarje kryesore: Lufta e Parë Botërore, Lufta e Dytë Botërore dhe Shembja e Perandorisë pansllaviste Sovjetike vitet e 90-ta) nga fundi i shekullit XX.

Lufta e parë Botërore (1914-1918), para të cilës u shpartallua Perandoria Osmane në Ballkan (1912), si dhe lindi Perandoria Socialiste Sovjetike (BRSS) me Revolucionin e Tetorit (1917) dhe pasoi rudhja drastike, ose përgjysmimi i trojeve shqiptare në Ballkan.

 

Ismal Qemali-"bajrakun" dhe Isa Boletini-"dajakun"

Kishin kaluar vetëm pak orë nga shpallja e Pavarësisë Shqipërisë nga Perandoria Osmane, nga ballkoni i famshëm i vlonjatëve, me Ismail Qemalin në krye, kur kishte arritur pas shumë sfidash, përplotë gracka e rreziqe të panumërta Isa Boletini së bashku me 300 trima, nga Kosova e robëruar.

Këta trima, që kishin këtë rrugë të gjatë dhe të rrezikëshme, arritën të lodhur e të rraskapitur nga rruga, por të mbushur me entuziazëm e të ekzaltuar deri në ekstrem nga gëzimi dhe nga atmosfera hijerëndë e krenare e flamurit të shpalosur kuq e zi, me shqiponjën dykrenëshe, që simbolizonte "bërjen e Shqipërisë".

Por, përveç masës së entuziazmuar të shqiptarve që ishin të gëzuar dhe të përlotur nga kjo ndjenjë e lartë e sublime nga shpallja e Pavarësisë dhe formimi i Qeverisë së parë të shtetit të shqiptarve, që do të quhej "Shqipëri" dhe tani simbolizohej nga flamuri kuq e zi që valonte nga ballkoni i pallatit të vlonjatëve, për habinë e të gjithëve, filluan të dëgjohen zëra, brohoritje dhe trazira e rrëmujë në turmën e njerëzve.

Të hutuar Isa Boletini me 300 trimat e tij, e kishin pyetur Ismail Qemalin se, vallë, "çfarë është duke ndodhur?!"

Ismail Qemali u kishte sqaruar atyre se ishin ngritur turmat shqiptare, mbështetësit e Perandorisë Osmane dhe sulltanit, që ishin kundërshtarë të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë!

Ata ishin të egër dhe kërcnonin me jetë Ismail Qemalin me shokë dhe synonin që ta hiqnin flamuri kuq e zi dhe që në vend të tij ta rivendosnin flamurin e Perandorisë Osmane me hënë.

Kjo i kishte tronditur rëndë të gjithë, por Isa Boletini me trimat e tij nga Kosova e robëruar nga Serbia, që e kishte okupuar vendin e tyre pas rënies së Perandorisë Osmane, u tronditën thellë nga ky veprim makabër i një pjese të shqiptarve, të cilët në yryshin e tyre rrezikonin Pavarësinë e saposhpallur të shtetit shqiptar nga pushtimi pesëshekullor osman.

Prandaj, Isa Boletini u paska urdhëruar trimave të tij që të pajisen me hunjë e llosa që kishte me bollëk atypari dhe "t'i qetësonin" këta kokëkrisur, "por të mos i dëmtojnë", dmth të mos i vrisnin.

Kështu, për pak minuta, Isa Boletini me trimat e tij nga Kosova, brenda pak minutash, i kishin pasë "qetësuar"!

Pra, flamuri i Pavarësisë së Shqipërisë të shpallur më 28 nëntor 1912, në Vlorë nga Ismal Qemali, nuk do të mbrohej nga agjenturat e Perandorisë Osmane dhe nga agjentët e spiunët shqiptarë, pa "dajakun" e Isa Boletinit dhe trimave të tij nga Kosova.

Prandaj, Isa Boletinit do i jipej posti i ministrit të punëve të brendëshme, për mbrojtjen e Qeverisë dhe Ismail Qemalit nga haxhiqamilët, Esat Pashë Toptani dhe Qeveria e tij kuislinge, si dhe agjentët e spiunë të tjerë shpirtëshitur ndaj agjenturave të huaja antishqiptare, turkofile, rusofile, serbo-malaziase, grekofile, bullgarofile, etj.

Meqë kjo periudhë paraqet kohën kur perëndoi epoka pesëshekullore e Perandorisë Osmane, në kuadër të të cilës ishim të gjithë shqiptarët në Ballkan, kjo njëkohësisht paraqet njërën nga  preriudhat më tragjike  kombëtare, sepse ndodhi spastrimi etnik i trojeve shqiptare dhe zëvendësi i tyre me kolonizues serbë e malazezë.

Në kohë ka ndodhur edhe kolonizimi i Preshevës me serbë dhe përmbysja e elitës politike e administrative shqiptare me serbët e ardhur nga rethina e Bujanocit dhe Pçinjës.

Duhet theksuar se edhe pas rënies dhe largimit të turqëve në verë e vitit 1912 nga Ballkani, ndikimi i agjenturave të Perandorisë Osmane ishte i madh. 

Kështu, mbetet tejet enigmatike se, vallë, si mundi tre vjet pas tërheqjes së Perandorisë Osmane nga trojet shqiptare nga Ballkani, në vitin 1915, që të mobilizojnë mbi 30 mijë shqiptarë, nga të gjitha viset shqiptare, kurse nga Lugina e Preshevës disa qindra, për Luftën e famëshme të Çanakalasë, ku shumica prej tyre mbetën të vdekur.

 

Agjentët rusë dhe okupimi serb i trojeve shqiptare

Është shumë intinresant rrëfimi i shkrimtarit të mirënjohur kosovar në romanin e tij historik "Misioni rus" (botimi KOHA, Prishtinë, 2016), i cili sqaron se si një hoxhë me emrin Mulla Adnani, kishte shërbyer njëzet vjet si imam në Bajrakli Xhaminë e Prizrenit, që është ngjit, dmth shumë afër me kompleksin memorial të Lidhjes së Prizrenit, ku ishin mbajtur mbledhjet e krerëve udhëheqëse dhe përfaqësuesve nga të gjitha viset shqiptare (qershor 1878).

Atë mëngjez të ftohët të 10 nëntorit 1912, Ushtria serbe e kishte okupuar qytetin dhe kishin masakruar mbi 400 veprimtarë e patriotë shqiptarë. Dyert e xhamive ishin mbyllur. 

Para derës së xhamisë së përmendur ishte tubuar ushtria dhe oficerët serbë, në krye me komandantin e tyre, si dhe agjentin sekret rus. 

Për habinë e të gjithë besimtarëve, imami i tyre Mulla Adnani, atë ditë e kishte hequr shallin dhe kapelën e hoxhës dhe konsultohej shumë "miqësisht" me komandantin e ushtrisë dhe me agjentin rus dhe pas pak i drejtohet besimtarëve myslimanë me fjalë tejet të befasishme dhe të pabesueshme. 

Ai u kishte kumtuar atyre se misioni i tij njëzetvjeçar si imam i tyre, kishte përfunduar pikërisht atë ditë të ftohët nëntori në qytetin e Prizrenit, të mbuluar nga reshjet e dendura të borës.

Pastaj ai u kishte thënë atyre se ishte me kombësi rus, dhe emri i vërtetë i tij ishte Kazimir Olenko, si dhe feja e tij ishte ortodokse dhe i kishte urdhëruar besimtarët të kthehen "pa zhurmë në shtëpitë e tyre, meqë xhamitë e qytetit do të mbyllen".

Sepse, kishte sqaruar Mulla Adnani, alias Kazimir Olenko, si agjent rus në tokat shqiptare, se tani Prizreni dhe të gjitha viset shqiptare ishin "çliruar" nga Perandoria Osmane dhe se tani e tutje kishte ardhur koha e sundimit të Serbisë dhe mikes së saj të vjetër Rusisë në tokat shqiptare.

Pasi e kishin "çliruar" Prizrenin, disa ushtarë kishin mbetur për ta "ruajtur" qytetin, kurse Ushtria serbe kishte vazhduar marshimin drejtë Shqipërisë dge pas dy javësh marshimi rraskapitës, ata kishin arritur në Durrës, me urdhërin e prerë që ta pengoj Ismail Qemalin me shokë, i cili po kthehej me anije nga Vjena, në misionin e tij për shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë. 

Por, meqë Durrësi ishte okupuar nga Ushtria serbe, si dhe haxhiqamilistët e esadistët nostalgjikë që ishin të tërbuar të sulltanit dhe kundër flamurit shqiptarë "me sorrë" (shqiponjë), Ismail Qemali me shokë ishin drejtuar drejtë Vlorës, të shoqëruar nga shumë shqiptarë patriotë, ku e kishin shpallur Pavarësinë e Shqipërisë më 28 nëntor 1912.

Pastaj sqaron autori se shumë "hoxhallarë" rusë kishin shërbyer gjithandej në viset shqiptare, ku kishin predikuar lutjet ndaj Zotit, sipas ideologjisë dhe diktatit të Rusisë. 

Anembanë Rumelisë (Ballkanit), Rusia kishte shpërndarë dhjetëra mijë "hoxhallarë" rusë, si agjentë të shkolluar e të trajnuar mirë për misionin e tyre "të shenjtë" për spastrimin etnik të trojeve shqiptare dhe për përhapjen e ideologjisë pansllaviste e antishqiptare ruse tek shqiptarët.

Ata ishin të trajnuar e të kamufluar aq mirë, si "hoxhallarë", duke e përshtatur me përsosmëri edhe veshjen, si dhe të folurit të shqipes sipas dialektit lokal në viset ku shërbenin.

Kurse, agjentët "civilë" ishin të kamufluar si "misionarë" me misione "bëmirësie" dhe akomodoheshin kryesisht në shtëpitë e shqiptarve të pasur dhe "predikonin" të gjitha fetë, sipas vendit.

 Prandaj, ata kishin emra myslimanë, katolikë e ortodoksë, sipas nevojës e sipas vendit ku "shërbenin". 

Ata e "përgatisnin terrenin", duke i acarruar e ashpërsuar marëdhëniet midis shqiptarve myslimanë, katolikë e ortodoksë, për të nxitur urrejtje midis tyre e duke i përçarë e armiqësuar ata midis tyre. Kështu, me devotshmëri e profesionalizëm ata e kryenin misionin e tyre agjenturor antishqiptar.

Shqiptarët katolikë të veriut të Shqipërisë i kishin bindur si "vëllezër të kryqit" që të mos luftonin kundër ushtrisë malaziase të Kral Nikollës, si dhe i kishin bashkuar pushkët kundër shqiptarve myslimanë, të cilët i konsideronin si "turkofilë" dhe ishin në anën e  armikut sllavomalazez gjatë okupimit të Shkodrës.

Mjerisht, historia jonë e shumëvuajtur kombëtare, e sidomos Lugina e Preshevës, që gjendet në skajet e gjeografisë shqiptare, është e stërmbushur me shembuj të tillë makabër antishqiptarë, si viktimë e veprimtarive të agjenturave, agjentëve e spiunëve të panumërtë antishqiptarë, duke e lënë fatin tonë historik dhe lirinë kombëtare në duartë e armiqëve tanë të përbetuar, gjatë shekujve, që nuk kanë pushuar së vepruari edhe sot e kësaj dite.

Shkruar nga: Nehat Hyseni-Preshevë 

Agjenturat antishqiptare dhe misioni i tyre në Luginë të Preshevës (1)

 

 
Presheva përgatitet për rekonstruimin e tre shkollave
Në rrethin e Pçinjës shuhen katër paralele të shkollave të mesme
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration