Agjencia Turke për Zhvillim "TIKA" me 2 projekte në Bilaç të Bujanocit (foto)
Koordinatori i Agjencionit Turk për Zhvillim TIKA në Serbi, Mehmet Mete Anaq është pritur nga kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi.
"Gjatë takimit u diskutua për realizimin e dy projekteve në Bilaç, konkretisht renovimin e zyrave të Bashkësisë Lokale që do të mund të shfrytëzohej edhe për qëllime kulturore dhe aktivitete tjera, si dhe ndërtimi i një parku në fshat.Koordinatori i TIKA-s theksoi se mjetet financiare janë të siguruara, kurse kryetari Arifi premtoi që pjesën tjetër financiare të nevojshme për t'i implementuar këto projekte do t'i sigurojë komuna e Bujanocit", thuhet në njoftimin e publikuar në Facebook nga komuna e Bujanocit.