Foto: Shukri Ymeri, Arber Pajaziti, Zejni Fejzullahu
Lokale
Afro 2.5 milion dinarë janë të ardhurat e organit ekzekutiv të Këshillit Kombëtar Shqiptar (statistika)
Të ardhurat mujore të anëtarëve të organit ekzekutiv që përbëhet prej shatë vetave në Këshillin Kombëtarë Shqiptarë për vitin 2015 arrijnë shifrën prej 2 milion e 321 mijë dinarë.Në dokumentin jozyrtar të cilin e ka siguruar Titulli.com të ardhurave i prin Shukri Ymeri, kryetar dhe nëjherit drejtor në shkollën fillorë në Raincë me vlerë 534.600 dinarë për vitin 2015 dhe pason me Arbër Pajazitin, shef i kabinetit të kryetarit të komunës së Bujanocit dhe zëvendëskryetar i organit ekzekutiv pranë KKSH-së me të ardhurat vjetore me vlerë prej 365.400 dinarë për vitin 2015.
Personi që përfiton mjete nga buxheti i Këshillit Kombëtarë Shqiptarë dhe i treti në listë është Zejni Fejzullahu, anëtarë i organit ekzekutiv dhe drejtor në shkollën e mesme në Bujanoc i cili gjatë vitit 2015 ka marrë 264 mijë dinarë.
Më poshtë e keni listën e të gjithë anëtarëve të organit ekzekutiv të Këshillit Kombëtar Shqiptar: