Adrian Limani nga Presheva merë Medaljen e Artë për fotografi në Austri (foto&video)
Limani ishte fotografi më i ri që mori pjesë në këtë ceremoni, duke përfaqësuar Shqipërinë dhe duke u bërë kështu i pari fotograf shqiptar që fiton këtë çmim.
“Në këtë mbrëmje elitare u shfaqën fotografi nga mbarë bota e kategori te ndryshme. Po ashtu prezent ishin elita e qytetit të Linzit duke filluar nga Kryebashkiaku, zëvendësi i tij, drejtori për Kulture, akademikë, artistë dhe shumë biznismenë të mëdhenj nga kompanitë gjigande siç janë Canon, Micro Laser Tech etj”, ka shkruar Limani në rrjetin social Facebook, nga dhe është marrë fotografia e pranimit të çmimit.
Limani është një fotograf autodidakt, posaçërisht i dhënë pas fotografisë konceptuale, përmes të cilës eksperimenton duke manipuluar me elementet natyrore. Koleksionet e tij fotografike janë publikuar në revista të njohura në botë, përfshirë këtu Daily Mail, The Telegraph, The Sun, Photography Magazine, CNN, etj./Titulli.com/