Adnan Salihu ndanë mirënjohje për tre humanist të komunës së Bujanocit
Kryetari i kuvendit komunal të komunës së Bujanocit, Adnan Salihu ka ndarë mirënjohje për tre humanist shqiptarë që jetojnë në diasporë.
Salihu në emër të kuvendit komunal ndau mirënjohje për Ilir Sinani, Agron Muharremi dhe Lulzim Maliqit për kontributin e dhënë për shqiptarët e komunës së Bujanocit.
Adnan Salihu, drejtonte Lëvizjen e Progresit Demokratik pas janarit të vitit 2018 atëherë kur vdiq edhe ish lideri I këtij subjekti Jonuz Musliu./Titulli.com/