Administrata komunale në Preshevë, aplikon rregulla të reja për 164 të punësuar
Përshkak të zyrtarëve të caktuar të papërgjegjshëm, në Administratën Komunale në Preshevë prej Tetorit është në fuqi orari i ri i punës dhe rregullorja mbi të drejtat dhe detyrimet për 164 të punësuar.Duke ndjekur shembullin e legjislacionit të punës perendimore, pushteti lokal nuk do të toleroj vonesën në punë, lëshimin e sporteleve, zyrave, pirjen e kafës dhe duhanit në hapësirat e shërbimeve të Administratës Komunale.
Kryeshefi i Administratës Komunale, Agim Imeri, ka thënë se me sjelljen e etikës perendimore punuese kanë qenë “kumbarë” kryetari i ri i komunës Shqiprim Arifi, i cili është lindur dhe ka punuar në Gjermani, si edhe Xhelal Memeti i cili shumë gjatë ka punuar në Zvicër, shgkruan gazeta blic.
„Kemi biseduar me të punësuarit në administratën lokale para sjelljes së rregullave të rrepta të punës dhe sjelljes. Janë dokarduar se nuk është në nivel diciplina punuese, ndërsa shumë duhet ndryshuar për të mirë përshkak të ofrimit efikas të shërbimeve të qytetarëve, përshkak të cilës ka hy në fuqi edhe rregulla më e re dhe modern mbi të drejtat dhe detyrimet e të punësuarve. Në shërbimin shtetëror nuk mund që më në mënyrë komode dhe papërgjegjshme të sillen”, ka thënë shefi i administratës komunale Agim Imeri./T.K/