Administrata e komunës së Bujanocit me 165 të punësuar, ajo e Preshevës  me mangësi 97
Lokale

Administrata e komunës së Bujanocit me 165 të punësuar, ajo e Preshevës me mangësi 97

23.May.2018 08:52
0
Administrata e komunës së Preshevës ka numrin e të punësuarve dukshëm më të vogël në krahasim komunën e Bujanocit.

Sipas kryshefit, Fadil Haliti në administratën e komunës së Buanocit janë të punësuar 165 janë me kontratë në kohë të pacaktuar ndërsa 15 të tjerët në kohë të caktuar, shkruan Titulli.com.

Ndërsa në administratën e komunës së Preshevës janë 97 të punësuar, duke përjashtuar stafin e kabinetit të kryetarit të komunës që me ligjin e ri nuk llogariten punëtorë të administratës komunale, ka thënë për Titulli.com, Agim Ymeri kryeshef në administratën komunale në Preshevë.

Ai theksoi me shqetësim se nga viti 2013 pas hyrjes në fuqi të urdhëresë për ndalimin e punësimeve, administrata në Preshevë është mangët për 13 punëtorë ndërsa gjendja në administratë do të vështirësohet pasi vitin 2018/2019 do të dalin në pension 3 deri 4 punëtorë.

Në krahasim më Preshevë, administrata komunal e komunës së Bujanocit ka numër të më madh të të punësuarve.

Fadil Haliti është shprehur për Titulli.com se është bërë edhe riorganizimi i administratës komunale me të cilat kanë themeluar edhe drejtoritë të reja./Titulli.com/

Kurti: Pse Kosova nuk e ngriti problemin e shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc
Kamberi: Shqiptarët nga Bujanoci, Presheva e Medvegja po largohen çdo ditë e më shumë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration