Abasadori i OSBE-së në Bujanoc: Temë kryesore regjistrimi i popullësisë, 1 deri 31 tetor
Lokale

Abasadori i OSBE-së në Bujanoc: Temë kryesore regjistrimi i popullësisë, 1 deri 31 tetor

25.May.2022 17:10
0

Në zyrën e kryetarit të komunës së Bujanocit, Nagip Arifi është takuar me shefin e OSBE-së, Jan Brathu dhe ministren Gordana Çomiq.

Postimi i plot në Facebook nga Nagip Arifi:

Sapo përfundova takimin me Ambasadorin e OSBE-së z. Jan Brathu, ministren për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave dhe Dialogut Shoqëror znj. Gordana Çomiq, dhe Drejtorin e Entit Republikan Statistikor në Serbi z. Miladin Kovaçeviq.
 
Tema kryesore e diskutimit ishte procesi i regjistrimit të popullësisë që është planifikuar të mbahet prej 1 tetor deri më 31 tetor 2022. I njoftova me qëndrimin tim se çështja e regjistrimit të popullësisë shqiptare varet se sa ka vullnet Qeveria e Serbisë t'i plotësojë kushtet e shqiptarëve, me qëllim që mos të ndodhë ajo që ka ndodhur më 2011.
 
Kërkova nga të pranishmit që t'i mundësohet regjistrimi edhe qytetarëve tanë që përkohësisht jetojnë në botën e jashtme, që regjistruesit në teren të pranohen sipas propozimeve të kryeshefit të administratës komunale, të mundësohet regjistrimi online, si dhe të aplikohen standardet e regjistrimit si në vendet demokratike.
 
Kërkova, gjithashtu nga ambasadori Brathu që misioni i OSBE-së në Serbi të jetë garantues për një proces të rregullt të regjistrimit.
 
Në fund, theksova se vendimin përfundimtar për pjesëmarrje apo mospjesëmarrje në regjistrim të shqiptarëve të Luginës së Preshevës do ta marrim në konsultim me të gjitha partitë politike shqiptare.
Presheva me ministren Çomiq kërkon rifillim të bisedimeve me Qeverinë në Beograd
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration