A po shpërndahet propagandë dhe genjeshtra përmes facebook në Luginë, kush janë ata?
Lokale

A po shpërndahet propagandë dhe genjeshtra përmes facebook në Luginë, kush janë ata?

15.Jan.2017 14:19
0
Gjigandi medial gjerman DeutscheWelle (DW) ka bërë një hulmtim rreth organizimit të gënjeshtrave në mediat sociale dhe krijimit të opinionit të njerëzve.

DW ka vlerësuar se njerëzit sot e krijojnë opinionin përmes medieve pak të kontrolluara jo më përmes mediave tradicionale, ku gazetarët kanë përgjegjësi që t'i analizojnë e përcjellin me kujdes informacionet.

Sipas DW-së, burim lajmesh të pavërteta mund të jetë vetë politika, që bën propagandë të qëllimshme, përdorues të medieve sociale që shkruajnë mesazhe urrejtjeje që shpërndahen me shpejtësi, burim mund të bëhen edhe gazetarët kur nuk e bëjnë si duhet punën investigative dhe se viktimat jemi pastaj të gjithë ne, kur këto lloj lajmesh na prekin emocionet.

Lidhur me Ballkanin kjo media thotë se në Serbi, partia në pushtet zotëron një ushtri të vogël, e cila lufton për të në internet.

“Këta persona, kanë mbikqyrës dhe ndarje pune, dhe nxjerrin në internet në vazhdimësi komente të manipuluara. Fabrikojnë e shpërndajnë afera të ndryshme. Duke u maskuar si "qytetarë normalë", të cilët mbështesin qeverinë dhe shajnë kritikët”, thuhet në hulumtimin e bërë nga DeutscheWelle.

Të prekur nga genjeshtrat e opinionet që transmetojnë urrejtje përmes rrjeteve sociale është edhe Lugina e Preshevës që shpeherë shpërndanhen lajme senzacionale pa kurrafrë burimi dhe etike të gazetarisë.

Këtë mundësi përmes rrjeteve sociale të shpërndarjes së informacioneve jo të sakta dhe krijimit të opinionit të tyre tek një grup i vogël pa ndikim dhe me interes ndoshta edhe “material” po e promovojnë edhe grupe të ndryshmr në Luginë të Preshevës.

Deri më tani asnjë media në këtë rajon nuk është marrë me analiza për personat në rrjetet sociale që vazhdimisht bëjnë propagandë të caktuar dhe gënjeshtra të cilat lexuesi pasiv po i merë si të vërteta./Titulli.com/

 

Corrotica shëndërrohet në Brezovicë të vogël (video)
Lumturije Ismaili nga Presheva shembull i suksesit të brezit të ri në Zvicër
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration