A po përgatiten lëkundje tektonike në qeverisjen Kamberi në Bujanoc?
Lokale

A po përgatiten lëkundje tektonike në qeverisjen Kamberi në Bujanoc?

31.Jan.2018 11:29
0
Qeverisja lokale e komunës së Bujanocit mundë të ndryshojë strukturën udhëheqëse gjatë vitit 2018 duke e freskuar edhe me kuadro të reja brenda grupeve të tyre politike.

Burime të redaksisë së Titulli.com brenda administratës komunale thonë se individë të caktuar vetëm kanë filluar të paraqesin ambiciet e tyre në rast të ndërrimit të partnerëve të koalicionit.

Të njëjtat burime thonë se planet po bëhen nga kryetari i komunës së Bujanocit i cili është gati të bëhet kurban i kësaj situate me qëllim të avancimit të tij në pozitë tjetër institucionale apo politike.

Pushteti lokale i  komunës së Bujanocit tani qeveriset nga koalicioni PVD-UDSH-LPD, grupi i qytetarëve-Stojança Arsiq, lista serbe-SPS-JS-SPO dhe Partia e Njësuar Rome listës serbe ndërsa në opozitë janë këshilltarët e Partisë Demokratike dhe listës së Partisë Përparimtare të Aleksandër Vuçiq.

Lëkundjet e mundshme tektonike politike në komunën e Bujanocit mundë të ndodhin pas situatës së re të  krijuar tek partneri i koalicionit Lëvizja e Progresit Demokratik.

“Partia jonë është duke analizuar situatën e re tek subjekti jonë dhe presim që në mbledhjen e cila do të mbahet të shohim disponim dhe planet tona”, kështu i tha Titulli.com një burim i Lëvizjes së  Progresit Demokratik.

Burimi i LPD-së që deshi të mbetet anonim duke folur për qëllimet e partisë kryesore qeverisëse që po prezantohen nëpër kafene tha se janë gati edhe për situate të reja politike.

Kuvendi komunal i komunës së Bujanocit, duhet të votojë kryetarin e këtij institucioni pas vdekjes së Junuz Musliut i cili mbante këtë pozitë nga qeverisja e formuar në qershor të vitit 2016.

Qeverisja komunale në Bujanoc është formuar në bazë të marrëveshjes së koalicionit të listës PVD-UDSH Shaip Kamberi, Grupi i Qytetarëve Dr Stojança Arsiq, Lëvizja e Progresit Demokratik – Jonuz Musliu, lista serbe-SPS-JS-SPO dhe Partia e Njësuar Rome të cilët në tërësi përbëjnë 24 këshilltarë.

Të gjitha këto muhabete interne rreth ndryshimit të strukturës qeverisëse në komunën e Bujanocit mbeten dëshira dhe spekulime derisa të deklarohen zyrtarisht partitë pjesëmarrëse në kuvendin komunal./Titulli.com./

Halimi: Karton të kuq për APN-në e Shqiprim Arifit, Mustafa po ngutet me deklarata
Sektori joqeveritar i copëtuar në Bujanoc, pushteti ka zbeh rolin e saj
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration