A po financon komuna e Bujanocit një televizion  me (pa) licencë të transmetimit (dokument)?
Lokale

A po financon komuna e Bujanocit një televizion me (pa) licencë të transmetimit (dokument)?

06.Jul.2017 15:12
0
Ditëve të fundit janë ngritur tensione mes medias dhe institucioneve komunale në Bujanoc rreth vendimit të fundit për bashkëfinancimin e projekteve në fushën e informimit publik.

Për hir të transparencës së administratës komunale,  Titulli.com një medium i pavarur kërkon sqarime publike për ndarjen e vlerës së 40% të buxhetit total prej 7 milion dinarë për televizion  lokal “Spektri” se në bazë të cilave kritere janë ndarë mjetet. 

Në bazë të hulumtimeve që ka bërë Titulli.com në institucionet shtetërore për regjistrimin e mediave në Serbi , televizioni “Spektri” nuk kuptohet qartë se ky medium a ka të drejtë të transmetimit digjital të sinjalit televiziv sikur kanë mediumet tjera TV”Bujanoci” dhe TV “Aldi”.

Gjithashtu është e paqartë se ky medium a është i riregjistruar në regjistrin e medias pranë Agjencionit për Regjistrimin e  Bizneseve në Serbi.

Titulli.com kërkon sqarime nga administrata komunale për dokumentet e rregullta dhe licencat e  televizionit që ka përfituar afro 3 milion dinarë nga paraja publike e qytetarëve të komunës së Bujanocit.

Ndërsa si shembull të dokumentit të nevojshëm ju paraqesim vendimin e televizionit “Aldi” i regjistruar në regjistrimin e medias në Serbi.

Vendimi Aldi: 

Vendimi REM Spektri: 

 

Reagon shoqëria civile: Konkursi i informimit të rishikiohet ose të dërgohet në instanca më të larta
Sinani priti fëmijët që ishin pjesë e Olimpiadës në Austri
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration