A po financon komuna e Bujanocit një televizion me (pa) licencë të transmetimit (dokument)?
Ditëve të fundit janë ngritur tensione mes medias dhe institucioneve komunale në Bujanoc rreth vendimit të fundit për bashkëfinancimin e projekteve në fushën e informimit publik.Për hir të transparencës së administratës komunale, Titulli.com një medium i pavarur kërkon sqarime publike për ndarjen e vlerës së 40% të buxhetit total prej 7 milion dinarë për televizion lokal “Spektri” se në bazë të cilave kritere janë ndarë mjetet.
Në bazë të hulumtimeve që ka bërë Titulli.com në institucionet shtetërore për regjistrimin e mediave në Serbi , televizioni “Spektri” nuk kuptohet qartë se ky medium a ka të drejtë të transmetimit digjital të sinjalit televiziv sikur kanë mediumet tjera TV”Bujanoci” dhe TV “Aldi”.
Gjithashtu është e paqartë se ky medium a është i riregjistruar në regjistrin e medias pranë Agjencionit për Regjistrimin e Bizneseve në Serbi.
Titulli.com kërkon sqarime nga administrata komunale për dokumentet e rregullta dhe licencat e televizionit që ka përfituar afro 3 milion dinarë nga paraja publike e qytetarëve të komunës së Bujanocit.
Ndërsa si shembull të dokumentit të nevojshëm ju paraqesim vendimin e televizionit “Aldi” i regjistruar në regjistrimin e medias në Serbi.