A dë të kalojë peticioni i PVD-së për shkarkimin e drejtorit të shtëpisë së shëndetit në Preshevë
Këshilltarë komunal të Partisë për Veprim Demokratik në Preshevë kanë dorëzuar peticionin kryetarit të kuvendit komunal për shkarkimin e drejtorit të shtëpisë së shëndetit.
“Kryetari i grupit të këshilltarëve të Partisë për Veprim Demokratik, Nadër Sadiku i shoqëruar nga dy këshilltarët e PVD-së, Flutra Hyseni dhe Ridvan Tahiri, sot Kuvendit Komunal të Preshevës i dorëzuan Peticionin e qytetarëve me të cilin kërkohet shkarkimi i drejtorit të Shtëpisë së Shëndetit "Presheva" në Preshevë”, thuhet në njoftimin e PVD-së.
Sipas tyre këtë peticion e kanë mbështetur 1754 qytetarë bashkë me dëshmi iu dorëzuan listat me të dhënat dhe nënshkrimet e qytetarëve që e përkrahën, shkruan Titulli.com.
Iniciativa për shkarkimin e drejtorit të shtëpisë së shëndetit, Driton Salihi është marrë për shkak publikimit të fotografisë së kryetares së PVD-së në Preshevë , Ardita Sinani nga ana e drejtorit të shtëpisë së shëndetit në Preshevë.
Kjo iniciativë duhet të procedohet në në rendit e ditës dhe pastaj këshilltarët me shumicë votash të vendosin për shkarkimin dhe emërimin e drejtorit të ri ndërsa drejtori në fjalë vjen nga shumica e qeverisjes lokale dhe kjo iniciativë është e vështirë të kalojë./Titulli.com/