A do të largohet abetarja mbarëkombëtare nga shkollat shqipe të Luginës?
Lokale

A do të largohet abetarja mbarëkombëtare nga shkollat shqipe të Luginës?

11.Sep.2012 10:49
0
Ministria e Arsimit dhe Shkencës së Serbisë ka njoftuar se nga 17 shtatori  do fillojë të inspektojë zhvillimin e procesit mësimor dhe përdorimin e teksteve në shkollat e ndryshme të Sebisë, duke përfshirë edhe komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë. Kryeshefi i inspeksionit arsimor republikan, Velimir Tmushiq ka thënë se nga dita e hënë më 17 shtator, inspeksioni i arsimit do të vizitojë terrenin, me qëllim që të kontrollojë parregullsitë eventuale në punën e shkollave. Ndër të tjerash do të kontrollojmë edhe vendet si Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën, shtoi ai. Përveç teksteve jo të mjaftueshme dhe përdorimit të dy abetareve, nxënësit e Luginës po bien viktimë e shantazheve politike lokale dhe ushtrimit të autoritetit më të lartë ndaj shkollave shqiptare. Pushtetet lokale në Bujanoc e Preshevë ka urdhëruar shkollat shqipe që për nxënësit e klasës së parë të përdoret abetarja mbarkombëtare e sjellur nga Kosova, ndërsa i ashtuquajturi  Këshilli Kombëtar Shqiptar, po insiston që nxënësit e klasës së parë të përdorin abetaren e modifikuar nga Ministria e Arsimit të Serbisë në  bashkëpunim me KKSH-në. Në anën tjetër kryeshefi i nspeksionit arsimor republikan, Velimir Tmushiq ka deklaruar për mediat serbe se në rast të parregullsive rreth përdorimit të teksteve pasojat do ti bartë drejtori i shkollës. "Në rast se përdoren tekstet mësimore që nuk janë të lejuara nga ministria e arsimit, pasojat do ti bart drejtori i shkollës për parregullsitë që janë hasur. Shkollat që nuk punojnë me rregulloren e ministrisë së arsimit do ti dërgohet shkresa që secila parregullsi që është hasur të largohet" ka thënë Tmushiq. Ky veprim i ministrisë do të dëshmojë se në cilat shkolla janë paraqitur parregullsi më të mëdha dhe njëkohësisht do të sqaroj edhe fuqinë apo autoritetin që kanë institucionet lokale dhe KKSH./Titulli.com/  
Nesalca dhe Letovica pa rrymë, digjen shtyllat (foto)
Banja e Siarinës në Medvegjë, gati e braktisur
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration