8 milion dinarë për futboll, rezultatet zhgënjyese
Lokale

8 milion dinarë për futboll, rezultatet zhgënjyese

18.Nov.2013 16:46
0
Komuna e Bujanocit po thyen rekordin me numrin e klubeve, derisa rezultati në këtë vit është zhgënjyes. Me një buxhet prej rreth 8 milion dinarësh klubet e komunës së Bujanocit po garojnë në Ligën e Rrethit të Pçinjës, ndërsa investimi i bërë nga buxheti i komunës nuk po arsyetohet me rezultate në fushë. Nga gjithsejtë 16 skuadra që marrin pjesë në këtë ligë, Bujanoci përfaqësohet me 7 klube, derisa 9 të tjera i takojnë komunave si Vranja, Trgovishta, Bosilegradi, Vlladicki Hani. Komuna e dytë që më së shumti ka skuadra në këtë ligë është ajo e Surdulicës, me gjithsejtë 3 klube. Pikërisht, rezultatet jo të mira të klubeve të komunës së Bujanocit si “Tresnjevka” (Llopardincë), “Bilaçi” dhe “Levosova”, që gjenden në vendet e fundi të tabelës, sipas udhëheqësve të komunës së Bujanocit, “nuk po arsyetojnë investimin e bërë”. Pak më e mirë është radhitja e dy klubeve tjera si “Besa” në pozitën e 11 dhe “AS-i” në të 12-tën, derisa nga kjo komunë radhitjen më të mirë e ka “Tërnoci”, e pozicionuar në vend të 6-të. Udhëheqësia komunale ditë më parë ka ftuar një mbledhje përfaqësuesit e klubeve, derisa edhe është formuar komisioni i cili do të punojë në analizimin dhe përpilimin e një plani detal për funksionimin e klubeve dhe futbollit në përgjithësi, në komunë të Bujanocit. “Evidente është se në Komunën tonë janë formuar shumë klube futbolli sikur këpurdhat pas shiut dhe burim të vetmin financiar e kanë buxhetin Komunal dhe me ndihmë të vogël e simbolike të sponsorëve tjerë nga jashtë”, u shpreh për Titullin, Nexhat Behluli, i deleguar nga komuna dhe anëtar i komisionit të sapo themeluar. “Komisioni në fjalë i administratës Komunale kësaj çështje do të ju qaset me një analizë serioze dhe përpilim të një plani serioz afatgjatë. Do ta marrim formën e funksionimit edhe nga komunat rreth nesh sikur janë Presheva, Vranja, Kamenica, Gjilani dhe Kumanova”, u shpreh Behluli. Sipas të deleguarit, komuna e Bujanocit pas formimit të komisionit ka ardh deri te informacioni se mjete të konsiderueshme buxhetore harxhohen në këtë sport, kurse rezultatet efektive nuk janë edhe aq të lakmueshme. Ditën në vijim pritet të përpilohet plani dhe aktivitetet tjera, ndërsa me mënyrë të re të mbështetjes financiare, komuna e Bujanocit do të futet në vitin 2014-të. Në komunë të Bujanocit, si klube të regjistruara dhe që marrin pjesë në garat e ligës së Rrethit të Pçinjës, sipas rezultateve të arritura janë si më posht: Pozita e 6-të: "KF Tërnoci" – Tërnoc Pozita e 9 -të: “Vihor” – Zhbevc Pozita e 11-të: "Besa” – Bujanoc Pozita e 12-të: “As-i” – Bujanoc Pozita e 14-të: “Levosoja” – Levosovë Pozita e 15-të: “Bilaci” – Bilac Pozita e 16-të: “Tresnjevka” – Llopardincë BSK  merr pjesë në një ligë më lartë se klubet e radhitura. - /Titulli.com/
Jonuz Musliu, anëtar i Këshillit Shqiptar të Paqes
Nxënësit e alarmuar në Luginë, “Duam tekste shqip” (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration