78 parcela me 1275 hektar, komuna e Bujanocit i ofron për t'i punuar qytetarëve
Komuna e Bujanocit ka ofruar në shërbim tokë bujqësore në pronësi të shtetit gjithsej 78 parcela kadastrale,që është 1275 hektar.Shpallja për mbledhjen e ofertave me shkrim për dhënien e tokës bujqësore është e hapur, ndërsa shqyrtimi i ofertave do të mbahet me 23 shtator 2014 në ndërtesën e komunës së Bujanocit.
Para se të jipet toka në shërbim të interesuarit do të kenë mundësinë të shohin ate./Titulli.com/