34 besimtarë nga Bujanoci u nisen për në Haxh
Lokale

34 besimtarë nga Bujanoci u nisen për në Haxh

23.Aug.2017 21:43
0
34 besimtarë nga Bujanoci nisen për në Haxh, të cilët pritet të vizitojnë vendet e shenjta në Mekë dhe Medine për të kryer ritualin e Haxhit.

Besimtarët janë nisur sot me autobus nga Këshilli i Bashkësis Islame në Bujanoc duke vazhdur pastaj udhëtimin nga aeroporti i Shkupit për në Stamboll, ku të nesërmen ne mesditë nga Stambolli do të udhëtojnë për në Xhideh dhe më pas në Mekë.

Besimtarët u përcollën nga kryesia e këshillit dhe si kryesues i haxhive do të jetë kryetari, Sulejman Fejzullahu.
Ai uroi besimtarëve haxh të pranuar dhe duke qenë si udhëheqës kërkoi nga ata dua dhe lutje te shumta.

Haxhi është një prej pesë kushteve të fesë islame, ku secili besimtar që ka mundësi duhet ta kryejë të paktën një herë në jetë.

Këtë vit, janë 34 besimtarë myslimanë nga Komuna e Bujanocit të cilët udhëtojn për në Haxh permes Këshillit të Bashkësis Islame në Bujanoc, që pritet të kryejnë ritualin e haxhit, ndërkohë që çdo vit rreth 2 milionë myslimanë nga e mbarë bota, mblidhen në Qabe për të kryer këtë adhurim.

Me duanë që të kthehen shëndoshë e mirë dhe me Haxh të pranuar!

Këshilli i Bashkësis Islame në Bujanoc

 

Punëtorja e shtëpisë së shëndetit në Bujanoc ka humbur portofolin, lajmëroni nëse e gjeni
Nga Presheva nisen 22 besimtarë për në Haxh (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration