210 nxënës mundë të regjistrohen në shkollat e mesme në Bujanoc, priten drejtime të reja
Në komunën e Bujanocit institucionet përkatëse kanë filluar përgatitjet për regjistrim e nxënësve në shkollat e mesme për vitin shkollor 2018/2019.Driton Rexhepi kryeshef i departamentit për arsim komunal konfirmoj për Titulli.com se se vetëqeverisja lokale ka ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshme në përgatitje.
“Vetëadministrimi lokal ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme logjistike dhe financiare për të mbuluar shpenzimet e domosdoshme për mbarëvajtjen e procesit edukativo-arsimor. Pritet të regjistrohen në shkollën e mesme “Sezai Surroi” këtë vit 210 nxënës kurse në shkollën e mesme “Sveti Sava” do të regjistrohen 120 nxënës në profile sikur të vitit paraprak”, theksoi Rexhepi.
Ndërsa drejtori i shkollës së mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc, Zejni Fejzullahu gjatë bisedës për Titulli.com se regjistrimi i nxënësve në vitin e parë do të bëhet në muajin Korrik dhe mirëpret 210 nxënës në profile të ndryshme.
“Shkolla jonë ka filluar përgatitjet dhe do të mirëpres 210 nxënës të rinë të cilët do të regjistrohen të parën herë. Për vitin e ri shkollorë nga ministria e arsimit janë paraparë shtatë paralele me shkallë të katërt e të cilat janë të ndara në tri paralele të gjimnazit të përgjithshëm, një paralele në ekonomi, një në mjekësi, një makineri dhe një elektroteknikë”, u shpreh Fejzullahu.
Ai tha gjithashtu se shkolla e mesme “Sezai Surroi” ka bërë kërkesë zyrtare për të shtuar edhe një paralele me shkallë të tretë.
“Kemi bërë kërkesën edhe për një paralele shtesë të profilit elektroinstalues dhe pajisjeve, për këtë kërkesë ende jemi duke pritur përgjigje nga ministria e arsimit të Serbisë” shtoi drejtori Fejzullahu.
Provime pranuese për regjistrim në shkollat e mesme mbahen gjatë muajit Qershor ndërsa regjistrimet bëhen sipas rezultatit në provimet përkatëse.
Sipas statistikave të departamentit për arsim në administratën komunale në komunën e Bujanocit për vitin 2017-2018 mësimin fillorë dhe të mesëm në gjuhën shqipe e vijojnë 2759 ndërsa shkollimin në gjuhën serbe e ndjekin 2073./Titulli.com/