2014-a, vit i degradimit të shqiptarëve në Luginë (Video)
Shqiptarët e Luginës së Preshevës presin që viti 2015 t'ua ndryshojë për të mirë jetën, ngase vitin që sapo e kanë lënë pas do ta kujtojnë si periudhë të ngecjes.Lugina vazhdon të mbetet vendi më i pazhvilluar ekonomikisht me shkallë të lartë të papunësisë.
Sipas kryetarit të Këshillit për të Drejtat e Njeriut në Luginën e Preshevës, Belgzim Kamberi, viti i kaluar do të mbahet mend si vit i thellimit të degradimit dhe prapambetjes kulturore, politike, sociale dhe ekonomike, raporton televizioni publik.
Sami Sahiti njohës i çështjeve ekonomike, duke vlerësuar vitin e kaluar si jo të suksesshëm në aspektin ekonomik, thotë se autoritetet lokale duhet të jenë më të vëmendshme për sa i përket zhvillimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. /Titulli.com/