2 raste pozitive me Covid-19 në Bujanoc, vaksinimi po vazhdon
Në komunën e Bujanocit që nga fillimi i pandemisë me Covid-19, numri i pacientëve të infektuarëve ka arritur në 762, thuhet ne raportin e shtëpisë së shëndetit, shkruan Titulli.com.
Sipas këtij raporti në janar, numri i përgjithshëm i ekzaminimeve ishte 1240, nga të cilët 1141 ishin të rritur dhe 99 fëmijë ndërsa gjatë muajit janar numri i përgjithshëm i pacientëve me Covid-19 ishte 81.
Numri i kontrollimeve më 28 janar ishte 58 (të rritur-54 dhe fëmijë-4) dhe nga ato 17 testet e antigjenit, 2 janë pozitiv dhe se nuk kishte gra shtatzëna të sëmura e asnjë punëtor shëndetësor të sëmurë.
Në objektin e fakultetit ekonomik në Bujanoc, një pjesë është shëndërruar në hapësirë për marrjen e vaksinës ndaj Covid-19 ndërsa vaksinimi po kryhet sipas lajmërive të pacientëve, përcjellë Titulli.com.
Mediat qendrore raportojnë se një pjesë e konsiderushme e serbëve qëndruan në radhë ditën e martë, para një qendre ekspozitash në Beograd, për të marrë vaksinën kineze kundër koronavirusit, e cila është pjesë e fushatës së imunizimit në masë në Serbi./Titulli.com/