Zhvillohet seminar në Bujanoc për dygjuhësinë me studentë serb e shqiptarë (video)
Lokale

Zhvillohet seminar në Bujanoc për dygjuhësinë me studentë serb e shqiptarë (video)

12.Dec.2018 12:41
0

Në Bujanoc po zhvillohet seminar me student serb të katedrës së gjuhës shqipe në Beograd me qëllim që të theksohet rëndësia e njohjes dhe mësimit të gjuhëve në vendet e përziera.

Seminari po realizohet me temën “ Dygjuhësia si nevojë dhe përparësi” në të cilin po marrin pjesë studentë shqiptarë që ndjekin mësimet në fakultetin ekonomik të Suboticës në Bujanoc dhe nxënës nga shkolla e mesme “Sezai Surroi”  ndërsa diskutimet mes pjesëmarrësve po bëhen në gjuhën shqipe.

Tomislav Perishiq

Tomisllav Perishiq, folës në këtë diskutim gjatë bisedës për Titulli.com theksoi kanë ardhur 10 studentë nga Serbia që studiojnë gjuhën shqipe dhe se gjatë diskutimeve kanë folur për rëndësinë e gjuhëve të huaja.

“Është interesant që nxënësit dhe student që mësojnë serbisht flasin mirë serbishte dhe se I duket atyre interesante kur ne flasim shqip”, tha mes tjerash Perishiq.

Ai studion gjuhën shqipe në katedrën e fakultetit filologjik në Beograd u shpreh se përmes këtyre projekteve mundohen t’i thyejnë paragjykimet dhe të ofrojmë njerëzit mes veti.

Studentët shqiptarë të kanë vlerësuar se njohja e gjuhës serbe si gjuhë zyrtare jep mundësi më të mëdha për studime në fakultetin ekonomik të Suboticës në Bujanoc dhe punësim në institucione

Ky seminar është organizuar nga Misioni i OSBE-së në Serbi zyra në Bujanoc./Titulli.com/

 

Anketë me qytetarë: Komuna e Bujanocit të ofroj punësim e jo asfalt nëpër sokaqe...?
Qeveria e Kosovës ndan 30 mijë euro për shkollën fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration