Organizohet marsh përkujtimor për Arbenit Mujën në Bujanoc: “Çu kundër dhunës”
Lokale

Organizohet marsh përkujtimor për Arbenit Mujën në Bujanoc: “Çu kundër dhunës”

04.Sep.2025 17:32
0

Shokët dhe shoqet e klasës e të gjeneratës së Arbenit Mujës, së bashku me familjen e tij, kanë marrë nismën për të organizuar një marsh përkujtimor nesër, të premten më 7 shtator 2025, në qendër të Bujanocit.

Marshi, që nis në orën 14:00, do të mbahet nën moton “Çu kundër dhunës”, si një zë i fuqishëm kundër tragjedive të panevojshme dhe një thirrje për drejtësi.

Arbenit Muja humbi jetën tragjikisht natën e 6 gushtit 2025, pas një konflikti fizik. Humbja e tij, vetëm 19 vjeç, tronditi shokët, familjen dhe mbarë qytetin. Në thirrjen e shpërndarë nga gjenerata e tij dhe familja, theksohet:
“Dhuna na vret të gjithëve. Humbja e Arbenitit nuk është vetëm e familjes së tij, por plagë për të gjithë ne. Nesër ngrihemi për të thënë mjaft – për një shoqëri pa dhunë, për paqe dhe drejtësi.”

Heshtja që rëndon mbi Bujanocin

Që nga dita e tragjedisë e deri sot, përveç dhimbjes së familjes dhe zërit të shokëve të gjeneratës, mungesa e reagimit publik ka qenë tronditëse. Institucionet, shkolla, pushteti lokal dhe organizatat shoqërore nuk kanë reaguar, duke lënë një boshllëk të madh në momentin kur komuniteti kishte më shumë se kurrë nevojë për solidaritet.

Deri më tani, i vetmi që ka reaguar publikisht është gazetari lokal Agon Islami, i cili në një shkrim kritik të botuar ditë më parë e quajti këtë heshtje “bashkëfajësi morale dhe dështim kolektiv”, duke ngritur pyetje serioze mbi përgjegjësinë e institucioneve arsimore, policore e shoqërore që nuk vepruan në kohë.

Marshi i nesërm pritet të shndërrohet në një mesazh të fuqishëm kundër heshtjes dhe dhunës, për të kujtuar se jeta e humbur e Arbenit Mujës nuk është vetëm dhimbje e familjes së tij, por plagë e të gjithë komunitetit.

Vendet e sanksionuara në Perëndim, "mike" në Serbi
Shqipëria 2030, cilat shtete janë pro dhe cilat janë skeptike për anëtarësimin në BE
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration