Qeveria e Kosovës ndan 30 mijë euro për shkollën fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc
Ministria e Financave të Qeverisë së Kosovës, përmes një vendimi ka ndarë 30 mijë euro për renovimin e katit të III-të të shkollës fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc.
"Një përkrahje shumë domethënëse për komunën tonë, e cila jep shpresë jo vetëm për vazhdim e projekteve të tilla, por edhe për rritjen e sasisë së mjeteve të ardhura nga Kosova", thuhet në njoftimi i komunës së Bujanocit./Titulli.com/