Anketë me qytetarë: Komuna e Bujanocit të ofroj punësim e jo asfalt nëpër sokaqe...?
Redaksia e Portalit informative Titulli.com është duke realizuar anketë me qytetarë lidhur me funksionimin e qeverisjes lokale në komunën e Bujanocit dhe realizimin e pritshmërive qytetare.
Një banore me iniciale H.A është përgjigju në pyetjen e Titulli.com se sa janë të kënaqur me politikën lokale dhe punën e realizuar nga komuna e Bujanocit gjatë vitit 2018?
Përgjigja nga H.A:
Politika lokale duhet të angazhohet për të mirën e qytetarëve jo për të mirën e tyre, të aplikojnë për fonde dhe bashkëpunime me qeverinë e Shqipërisë dhe Kosovës, të mundohen të bindin investitorët e huaj që të vinë në komunën tonë me investime më të mëdha si hapjen ndonjë fabrike dhe kështu mendoj se do te fillojë të zbutet papunësia dhe pakënaqësia e qytetarëve
Politika lokale gjatë vitit 2018 të them te drejtën se përveç asfaltit që ka përparua nëpër sokaqe asgjë tjetër s’mund ta përcaktoj që ka arritur të bëjë diçka që ja vlen të përmendet
Rinia në heshtje po largohet dhe atë një numër shumë i madh i tyre, ndërsa përse po largohen thash edhe në përgjigjen e mëparshme, kur politika lokale të ofron asfalt e s’të ofron punësim atëherë jo veç rinia që detyrohet te ik po kanë me u detyrua edhe më të moshuarit me e lëshua vendin për kushte dhe standarde më të mira