Vatra nga Gjilani shndërrohet në Lëvizje  Qytetare
Lokale

Vatra nga Gjilani shndërrohet në Lëvizje Qytetare

22.Jul.2013 11:45
0
Shoqata e të shpërngulurve nga Kosova Lindore “Vatra” me seli në Gjilan, në mbledhjen e fundit dhe pas analizës së gjerë të punës së saj dhe zhvillimeve politike në Kosovë e më gjerë, ka vendosur që të shndërrohet në Lëvizje  Qytetare me emrin “Lëvizja Vatra”.  Kjo lëvizje e re do të garojë në zgjedhjet lokale në komunën e Gjilanit , që do të mbahen më 3 nëntor  2013. ******************************************************************************************************************************

 Njoftim

  [caption id="attachment_43466" align="alignleft" width="300"]Vatra Gjilan- gania Aktivist të Vatrës[/caption] Shoqata “Vatra” që nga themelimi, korrik 2005, me të gjitha mundësitë  që  ka pasur është angazhuar dhe ka bërë përpjekje që t’i sensibilizojë e ngrit në nivele sa më të larta problemet e qytetarëve të ndjekur nga Kosova Lindore, është munduar të paraqes problemet humanitare, sociale e të kthimit, është munduar të bëjë integrimin e tyre në Kosovë aq sa kishte mundësi, e posaçërisht ka bërë përpjekje të vazhdueshme për të sensibilizuar opinionin ndërkombëtar e vendor për të drejtën e popullit shqiptar të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit për ribashkim me trungun e  saj, për diskriminimin  e pushtetit serb mbi qytetarët shqiptarë të këtyre tri komunave, të drejtën e shprehjes e lëvizjes së  lirë, zhvillimin e demokracisë etj.  Mirëpo, edhe pse është bërë një punë e bollshme, asnjëherë nuk  është bërë mjaft. Prandaj, duke i parë zhvillimet politike, sociale, ekonomike demokratike në Kosovë, Kosovë Lindore e më gjerë, dhe kërkesat për mundësinë e ndryshimeve e zhvillimeve të ngjarjeve edhe brenda “Vatrës”,por edhe nga anëtarësia e nga qytetarët e shumtë, është bërë i domosdoshëm ndryshimi në veprimet e mëtutjeshme të Shoqatës. Këtyre kërkesave për ndryshim të “Vatrës”, sa i përket formës së veprimit në të ardhmen, ka bërë që, Këshilli i Përgjithshëm i “Vatrës”, në mbledhjen e mbajtur, më 18. 07. 2013, pas analizës  së punës së  suksesshme tetëvjeçare, dhe shqyrtimit të  ndryshimeve e zhvillimeve në “Vatër”, por edhe veprimeve tjera pozitive të kohës, mori vendim që: “Vatra” shnërrohet në Lëvizje Qytetare, me emërtimin “Lëvizja Vatra”, e cila  do të garojë në zgjedhjet lokale të 3 Nëntorit . Ky vendim vjen edhe nga fakti se, duke garuar në këto zgjedhje do të bëhet e mundshme që në Kuvendin Komunal në Gjilan, qytetarët e ndjekur nga Kosova Lindore  dhe të gjithë qytetarët tjerë të cilët do ta përkrahin këtë lëvizje, do të kenë përfaqësuesit e vet, nëpërmes të cilëve  do të dëgjohet zëri i tyre më shumë, duke u krijuar kështu, mundësitë për zgjidhjen e ndonjë nga problemet e shumta të tyre të pazgjidhura. Po ashtu, do të krijohen  mundësitë për të sensibilizuar më shumë çështjen e pazgjidhur të Kosovës Lindore (Preshevë, Medvegjë e Bujanoc).   22.07.2013 Me respekt zyra për Informim
Në Bujanoc mbi 900 familje me ndihma sociale
Preshevë, situatë kaotike në kufi
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration