Preshevë, situatë kaotike në kufi
Lokale

Preshevë, situatë kaotike në kufi

22.Jul.2013 11:36
0
Këtyre ditëve në kalimin kufitar në Preshevë drejt Maqedonisë po formohen turma kaotike gjatë daljes nga Serbia, ndërsa një situatë e ngjashme do të jetë edhe ditëve në vijim, paralajmërojnë nga Shoqata Automobilistike e Serbisë. kufiri-1Sipas fjalëve të dispeçerit në Shoqatën Automobilistike Ivana Dragoviq, automjetet në këtë pikë kufitare presin deri në 90 minuta. “Në ndalesat për pagesën e autostradës situata është diçka më e mirë, pasi makinat presin rreth 10 minuta. Si çdo vit gjatë muajve të Verës regjistrojmë pritje më të gjata dhe kolona në kalimet kufitare. Situata më kritike është në kalimet Horgosh dhe Preshevë, andaj këshillojmë që të shfrytëzohet kalimi kufitar alternativë Prohor Pçinjski. Në këtë pikë  pritjet janë nga 15 deri në 30 minuta”, thotë Dragoviq, transmeton Titulli. Nga kjo shoqatë paralajmërojnë shoferët edhe në punimet të cilat janë duke u kryer në trason nga Vlladiçki Hani deri në Preshevë, ku për shkak të ndërtimit të Korridorit 10 është e nevojshme një vozitje më e ngadalësuar dhe me kujdes të shtuar./Titulli.com/
Vatra nga Gjilani shndërrohet në Lëvizje Qytetare
Tërnoc: Dikur vend i mbeturinave, tani i pushuesve (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration