Lokale
Në Bujanoc mbi 900 familje me ndihma sociale
Në Qendrën Sociale në Bujanoc, numri i kërkesave për asistencë sociale sa po vi e po shtohet, qytetarët jetojnë më një ekonomi shumë të dobët familjare dhe detyrohen që të i drejtohen kësaj Qendre. Sipas drejtorit, Njazi Ameti, numri i përgjithshëm i familjeve që marrin ndihmë është 820, kurse vetëm në këtë gjashtë mujor kërkesat janë shtuar për mbi 100.
Kriza ekonomike dhe varfëria e madhe që po mbretëron po shton radhët e atyre qytetarëve që po detyrohen të kërkojnë ndihmë sociale.
Sipas drejtorit të qendrës, Njazi Ameti, numri i përgjithshëm i familjeve që marrin ndihmë janë 828 familje, kurse vetëm në këtë gjashtë mujor kërkesat janë shtuar për mbi 100, raporton Titulli.
Qendra Sociale kujdeset dhe për fëmijët të cilët janë të braktisur nga prindërit e tyre dhe nuk kanë se ku të jetojnë.
Trembëdhjetë fëmijë të komunës së Bujanocit janë pa prindër dhe janë të vendosur në familje mbikëqyrëse, prej tyre 2 janë shqiptar kurse të tjerët janë serbë dhe rom, ndërkaq drejtori potencon se këto familje mbikëqyrëse, në muaj marrin 47 mijë dinarë, ndërsa ajo nënë që përkujdeset për këta fëmijë, kur t’i mbush 60 vjeç, do ta gëzoj pensionin.
Qendra për punë Sociale ka edhe kriteret e saj për të përfituar ndihma. Nëse në një familje nuk ka as një të punësuar, nëse janë pleq dhe janë të paaftë për punë kjo mund të jetë një kategori e atyre që mund të përfitojnë një ndihmë sociale.
Sipas drejtorit Njazi Ahmeti, kërkesat e disave janë refuzuar për faktin se në ato familje janë vërejtur disa makina të cilët janë harxhues, si vetura mjetet punuese.
Ahmeti thotë se Qendra nuk mund t’i jap asistencë sociale këtyre familjeve, duke thënë se ky institucion është i fokusuar në ato familje skamnore./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!