Të arriturat e Këshillit Kombëtar Shqiptarë në mandatin e parë (2010-2014)
Që nga themelimi i vet, KNSH, është përballur me sfidat e ndryshme. Mungesa e hapësirave adekuate të punës, bllokadat e krijuara në mënyrë artificiale nga komuna e Preshevës, e më vonë nga 2012 edhe nga komuna e Bujanocit dhe ministritë përkatëse kanë penguar KNSH-në në kryerjen me sukses të prioriteteve të vendosura.
Megjithatë, me punën e përbashkët të stafit që e përbënë KNSH-në, mbështetjen që ka marrë nga PVD dhe UDSH, këshilli kombëtarë ka arritur që me sukses të realizojë objektivat kryesore.
• Themelimi i KNSH-së;
• Konstituimi dhe ndërtimi si institucion i respektueshëm vendor e ndërkombëtar;
• Krijimi i rrjetit bashkëpunimit me institucionet e Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës;
• Përcaktimi i flamurit Kombëtar si flamur identifikues i shqiptarëve në Luginë;
• Ka aprovuar Planin strategjik për objektivat e punës së KNSH-së për periudhën 2012-2016.;
• Ka raportuar në mënyrë periodike pranë institucioneve ndërkombëtare relevante për diskriminimin shtetëror ndaj shqiptarëve.
Në lëmin e Arsimit
• Ka iniciuar hapjen e Fakultetit Ekonomik në Bujanoc;
• Pas më se 20 vite Sigurimi i më se 80 Teksteve dhe fletore pune për shkollat fillore;
• Në bashkëpunim me institucionet përkatëse dhe autorët lokal ka siguruar rreth 60% e teksteve shkollore për shkollat fillore;
• Në bashkëpunim me institucionet përkatëse të Republikës së Shqipërisë ka siguruar Abetaren nga Shqipëria;
• Ka hartuar plan-programet shkollore me njësi qe kanë për qëllim ruajtjen dhe kultivimin e identitetit kombëtarë;
• Ka organizuar seminare me ligjërues nga Shqipëria për mësimdhënësit e Luginës;
• Në bashkëpunim me ministrinë përkatëse ka organizuar provimi e Licencës për mësimdhënësit;
• Ka siguruar parakushtet për përgatitjen me Fletoret e përgatitjeve për mësimdhënësit;
• Ka nxitur programet ndërkombëtare për të përkrahur risitë në shkolla (rasti i donacionit për sh.m. Skënderbeu);
• Është angazhuar për sigurimin e kuotave në procesin e regjistrimit të studentëve në Tiranë dhe Prishtinë;
• Ka nxitur programin për specializim e mjekëve nga Lugina e Preshevës në Kosovë;
Në lëmin e KULTURËS
• Ka aprovuar vendimin për shpallje me interes të veçantë të Shtëpive të kulturës dhe Bibliotekave në Luginë të Preshevës;
• Ka dhënë mbështetje aktiviteteve individuale kulturore me nivel mbarëkombëtar dhe ndërkombëtar (Pre. Foto, Thejmura);
• Ka mbështetur programet e kultivimit të kulturës tradicionale (Ansamblet nga Shqipëria dhe Kosova);
• Ruajtja, kultivimi dhe trajnimi i Valleve tradicionale;
• Mbështetje SHKA-ve, OJQ-ve dhe organizatave tjera qytetare;
• Mbështetja e botimeve monografike;
• Ka iniciuar hapjen e Muzeut Etnokulturor;
Në lëmin e INFORMIMIT
• Ka themeluar dhe botuar revistën “NACIONALI”;
• Përmes mbështetjeve të ndryshme ka ndihmuar funksionimin normal të institucioneve Multimediale;
• Ka bashkëpunuar me Delegacionin e BE-së, Këshillin e Evropës, OSBE-në, ambasadat perëndimore;
• Ka dhënë rekomandimet për çdo ligj përkatës;
• Ka përkrahur mediumet lokale në konkurset e fondacioneve vendore apo ndërkombëtare;
• Në bashkëpunim me DË ka organizuar trajnimin e gazetarëve.
Në lëmin e PËRDORIMIT ZYRTAR TË GJUHËS DHE SHKRIMIT SHQIP
• Ka aprovuar vendimin për Emërtimet Topografike në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë;
• Është angazhuar për sigurimin e përkthyesve në Gjykatën themelore, administratën e policisë;
• Monitoron përdorimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në institucionet e pushtetit vendor dhe ato shtetërore;
• Ka bërë raportet periodike mbi përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe;
• Ka promovuar përdorimin e lirë të gjuhës amtare lidhur me të drejtën e shënimit të emrit personal;
• Ka përkrahur iniciativat lokale për ndryshimet adekuate në emërtimin e rrugëve dhe shesheve me personalitete nga kultura dhe historia shqiptare;
• Ka përkrahur iniciativat për ndryshimet e emërtimeve të shkollave.
Partia për Veprim Demokratik-Unioni Demokratik Shqiptarë