Situatë e rëndë në Medvegjë, vlerësohet në tubimin PD-së (foto & video)
Lokale

Situatë e rëndë në Medvegjë, vlerësohet në tubimin PD-së (foto & video)

18.Oct.2014 22:37
0

Lista “Partia Demokratike –Dr. sc. Nagip Arifi” sot ka qëndruar në Medvegjë ku ka zhvilluar tubimin parazgjedhorë me shqiptarët e kësaj komune për zgjedhjet e Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH).

Në këtë tubim, pas atij në Lluçan, u shpalosë programi i koalicionit të Partisë Demokratike (PD) dhe Bashkimit Demokratik të Luginës (BDL), për komunën e Medvegjës.

Kryetari i nëndegës së PD-së në Medvegjë, Bajram Mustafa, para të pranishmëve foli rreth problematikave me të cilat ballafaqohen shqiptarët e kësaj komune, sidomos në katër fushat kompetente të Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Për këtë gjendje të rëndë, sidomos në lëmin e arsimit, u ankuan edhe dy arsimtarët të shkollës shqipe, duke numëruar problemet me objektin e deri te mungesa e drejtorit në shkollën e vetme shqipe, pasi siç thanë “me vite nuk kanë drejtor, por ushtrues detyre”.

Lidhur me këtë problematikë, kryetari i Partisë Demokratike Nagip Arifi ritheksoi edhe njëherë se në të ardhmen nuk do të ketë më ushtrues detyre, por drejtorë me mandatë të rregullt, raporton Titulli.

Në fushën e kulturës premtoi sjelljen e shoqërive kulturore-artistike nga Kosova e Shqipëria, sikurse ato po i vizitojnë komunat Bujanoc e Preshevë.

Arifi, duke folur për informimin, tha se televizioni publik i Medvegjës i cili deri më sot nuk ka përcjellë aktivitete e shqiptarëve në këtë komunë, në të ardhmen do ta bëjë një gjë të tillë.

Në këtë tubim u paraqitë shqetësimi se deri më sot në kutitë votuese PD-së nuk i janë lejuar që të ketë anëtarë vëzhgues.

Kandidati i propozuar për këshilltar në Këshillin Kombëtar Shqiptar nga Partia Demokratike, Zejni Fejzullahu, para masës theksoi se me zgjedhjen e përbërjes së re në këtë organ do të ndryshohet edhe menaxhimi me të në fushat që ajo është kompetente.

Kryetari i Forumit Rinor të PD-së, Sali Salihu, nënvizoi se lista e koalicionit ka tetë kandidatë nën moshën 35 vjeçare, që bien në kategorinë e rinisë.

Lista “Partia Demokratike – Dr. Sc. Nagip Arifi” të dielën fushatën do ta vazhdojë në Malësi të Bujanocit, në Muhoc me fillim prej orës 17:00 ndërsa në Breznicë nga ora 19:00./Titulli.com/

 

Program Parazgjedhor 

Të arriturat e Këshillit Kombëtar Shqiptarë në mandatin e parë (2010-2014)
Bilall Maliqi rizgjedhet kryetar i Shoqatës së shkrimtarëve "Feniks" Preshevë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration