PVD dhe UDSH fillojnë fushatën për zgjedhjet e Këshillit Nacional (video)
"Konsiderojmë se pjesëmarrja e gjithëve në këto zgjedhje është fitore e vizionit politik të PVD-së".
Koalicioni për të drejtat e shqiptarëve” i përbërë nga PVD dhe UDSH, ka nisur fushatën e vet zgjedhore për zgjedhjet e Këshillit nacional, me tubimin e mbajtur me anëtarë dhe simpatizantë, në sallën e vogël të shtëpisë së kulturës, të premten e 17 tetorit.
Në fjalimin e hapjes së fushatës, Hajrush Maksuti, kryetar i nëndegës së PVD-së për Bujanoc, ka nënvizuar dëshirën që fushata për zgjedhjet për Këshill Nacional të kalojë në frymën demokratike dhe tolerancës, sikurse që besojë që Koalicioni për të drejtat e shqiptarëve do të dal fituese e këtyre zgjedhjeve”.
Gjatë tubimit janë prezantuar edhe shtatë kandidatët e kësaj liste nga Bujanoci, në mesin e të cilëve janë Galip Beqiri, kryetari aktual i KKSH-së, Xhemile Abazi, Adem Hasani, Mehmet Dalipi, Rexhep Latifi, Leonora Fejzullahi dhe Selami Mustafa.
Pas prezantimit të kandidatëve kryetari aktual i KKSH-së foli për punën katër vjeçare të këtij institucioni dhe nënvizoi rolin e KKSH-së për sigurimin e teksteve shkollore në gjuhën shqipe për shkollat fillore, duke potencuar se edhe pse është bërë punë e madhe para nesh ka ende shumë sfida me të cilat duhet të përballemi në mandatin e ri.
Kryetari i Degës së PVD-së, Shaip Kamberi, ka cilësuar daljen e gjithë subjekteve shqiptare në zgjedhje si “fitore politike e vizionit të PVD-së sepse pjesëmarrja në zgjedhje edhe të kundërshtarëve më radikal të idesë për themelimin e këshillit nacional nënkupton se puna e PVD-së më 2010 ishte misionare”.
Adem Hasani, nga UDSH, ka kërkuar votën për koalicionin për të drejtat e shqiptarëve nga votuesit, sepse është më i ëprgatitur se gjithë tjerët për ta udhëhequr KKSH-në.
Program Parazgjedhor