TV Spektri në forumin ekonomik Kosovë-Serbi
Mediat diskutojnë bashkëpunimin ekonomik Kosovë-Serbi, në këtë forum që po mbahet në Prishtinë, Lugina po përfaqësohet nga TV Spektri.Në Prishtinë, të premten ka filluar një forum kushtuar bashkëpunimit ekonomik Kosovë-Serbi.
Kësaj here këto çështje nuk po diskutohen nga politikanët por nga mediat. Mediat kryesore nga Kosova dhe Serbia kanë paraqitur metodat e bashkëpunimit midis këtyre vendeve, kurse Lugina në këtë Forum po përfaqësohet nga TV Spektri.
Pjesë e panelit në diskutime nga mediumi me seli në Bujanoc ishte Nexhat Behluli.
Tubimi i sotëm është parë si një kontribut i ndikimit medial në bashkëpunimin ekonomik Kosovë-Serbi i cili është cilësuar si i domosdoshëm. /Titulli.com/