Bujanoci, komuna e parë në Serbi që ndanë mjete më së shumti për mediumin publik
Mjetet më të mëdha për financimin e mediumeve publike lokale gjatë vitit 2015 ka ndarë komuna e Bujanocit.
“Ndarja e mjeteve për financimin e mediave në vitin 2015 sipas buxhetit të paraparë nga qytetet dhe komunat duke përfshirë edhe konkurset e Ministrisë për Kulturë dhe Informim e sekretariatit krahinorë për kulturë dhe informim, arrinë vlerën prej 2.46 miliardë dinarë apo 20.5 milion euro,” thuhet në njoftimin e Shoqatës së Gazetarëve të Serbisë (SHGS).
Në këtë vlerë nuk është llogaritur ndarja e buxhetit për mediat publike RTS, RTV, Tanjug, Radio Ndërkombëtare e Serbisë, Produksioni i Filmave, ndërmarrje publike “Panorama” dhe TV “Most’ nga Zveçani.
Pushtet lokale në Serbi kanë ndarë 1.85 miliardë dinarë për financimin e mediumeve publike ndërsa për projektfinansim kanë ndarë 931 milion dinarë dhe për financimin e ndërmarrjeve publike informative që do të privatizohen deri në gjysmën e këtij vitit ajën dnarë 923 milion dinarë.
Sipas njoftimin të Shoqatës së Gazetarëve të Serbisë qytetet dhe komunat kanë ndarë 1.1 përqindë për mediume lokale dhe rajonale, transmeton Titulli.
Mjetet më të mëdha ka ndarë komuna e Bujanocit 3.9 përqindë për financimin e mediumit që ka në pronësi, ndërsa për projekt financim të projekteve komuna që ndarë mjete më të mëdha është Novi Beçej me 2.75 përqindë.
Shoqata e Gazetarëve të Serbisë përmes njoftimi thotë se 21 komuna nga 162 vetëqeverisje lokale ndanë më shumë se 2% të buxhetit dhe një numër i tillë i komunave nuk ndanë asnjë dinarë për financimin e mediumeve./Titulli.com/