Salihu: Kemi afat edhe 2 muaj për mbajtjen e kuvendit në Preshevë
Lokale

Salihu: Kemi afat edhe 2 muaj për mbajtjen e kuvendit në Preshevë

21.Jan.2019 11:30
0

Shumica parlamentare në Preshevë e formuar dhjetë muaj më parë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 24 dhjetorit të 2017 në krye me Shqipërim Arifin po përjeton një krizë institucionale.

Fetanete Memedi, këshilltare e kuvendit komunal të Preshevës nga lista e APN-së, përmes një shkrese drejtuar sekretarisë së kuvendit, ka konfirmuar dorëheqjen e saj nga grupi i këshilltarëve të Alternativës për Ndryshime, duke u zotuar se mandatin e saj do ta ushtroj si këshilltare e pavarur sepse nuk janë përmbushur premtimet paraelektorale për përmirësimin e jetës së qytetarëve por ka dështuar në vazhdimësi.

Largimin e këshilltares Mehmedi, e ka konfirmuar edhe kryetari i kuvendit komunal Sami Salihu, i cili është shprehur se  ky largim e ka sjell kuvendin në pat pozicion, ndërkohë që rrezikohet funksionimi normal i pushtetit lokal.

“Kemi afat edhe muaj për të plotësuar afatet ligjore për mbajtjen e kuvendit dhe presim se cilat do të jenë zhvillimet e mëtutjeshme”, tha Salihu, transmetin Titulli.com.

Krizën institucionale e ka quajtur të pritshme edhe  kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Ragmi Mustafa.

Kuvendi komunal i komunës së Preshevës nuk përbënë shumicën qeverisëse ndërsa  koalicioni Alternativa për Ndryshim, Lëvizja për Reforma-PDSH dhe dy këshilltarët serb kanë 19 këshilltarë nga 38 sa ka gjithsejtë opozita së bashku me këshilltaren e pavarur.

Sipas ligjit për pushtet lokal nëse brenda 3 muajve kuvendi i komunës nuk mbanë seancë atëherë shpërbëhet kuvendi dhe më pas emërohet një organ i përkohshëm deri në datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme që e përcakton kryetari i kuvendit të Serbisë./Titulli.com/

Pse politika lokale nuk mori pjesë në përkujtimin e heqjes së lapidarit në Preshevë?
PDSH: Presheva në momentum historik, të mos lejohet organi i përkohshëm nga Beogradi?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration