Lokale
Reciprocitet, jo ndryshim kufijsh
Kryetari i Këshillit për të Drejtat e Njeriut në Luginë të Preshevës, Belgzim Kamberi, ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk ka treguar vullnet politik që çështja e Luginës të trajtohet në dialogun politik që po zhvillohet në Bruksel në mes të kryeministrave, Hashim Thaçi e Ivica Dacic.
Ai është shprehur pesimist që kjo temë do të trajtohet në këtë fazë të dialogut, pasi sipas tij, tani për tani palët janë të interesuara vetëm për zgjidhjen e problemeve brenda Kosovës.
Në një intervistë për "Tribunën", Kamberi ka kritikuar Prishtinën dhe Tiranën zyrtare për lënie mbas dore çështjen e Luginës së Preshevës.
Duke folur rreth idesë së fundit të kryeministri serb, për shkëmbim territoresh, Kamberi ka thënë se Lugina e Preshevës më shumë e përkrah idenë për reciprocitet të të drejtave me serbët e Kosovës, sesa shkëmbimin e territoreve. /Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!