Vera po vjen me ujë për Tërnocin
Lokale

Vera po vjen me ujë për Tërnocin

17.Apr.2013 15:19
0
Pas 45 ditëve nga dita e sotme fshati Tërnoc i komunës së Bujanocit nuk do të ketë më probleme me ujë. Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi, sot bëri hapjen solemne të punimeve për shtrirjen e rrjetit bypass të ujësjellësit që do të zgjidhë problemin e furnizimit me ujë për qytetarët e Tërnocit, sidomos gjatë stinës së Verës. “Kemi bërë nënshkrimin e këtij projekti ku do të lidhet rrejti i ujësjellësit të fshatit Tërnoc direkt me ujësjellësin e qytetit në Bujanoc. Sidomos gjatë kohës së Verës qytetarët kanë probleme me ujë pasi nuk ka prurje të mjaftueshme. Kështu që sot kemi filluar realizimin e këtij projekti ku do të bëhet lidhje bypass direkt nga ujësjellësi kryesor”, thotë Arifi, duke shtuar se do të kemi burime edhe nga fshati Lluçan, ndërsa do të jenë aktive edhe pompat tek varrezat e Bujanocit. Sipas Arifit nëse gjatë punëve nuk do të shfaqet ndonjë problem, ato do të përfundojnë brenda afatit prej 45 ditëve. Arifi thotë se me vendosjen e aparaturave prurjet e ujit në drejtim të Tërnocit do të jenë 15 litra ujë në sekondë. Projekti i ujësjellësit me vlerë 11,975,000 dinarë (me tvsh) financohet nga buxheti i komunës së Bujanocit, ndërsa punë kryes është kompania “Saba Bellca” nga Presheva./Titulli.com/
Reciprocitet, jo ndryshim kufijsh
“Llogaria u bllokua por jo me fajin e udhëheqësisë së tanishme”
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration