Rama: Traktat me Serbinë për mbrojtjen e shqiptarëve në Luginë
Lokale

Rama: Traktat me Serbinë për mbrojtjen e shqiptarëve në Luginë

27.Jun.2013 23:51
0
Kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë Edi Rama është shprehur pro ndihmës së shqiptarëve të Luginës. Gjatë qëndrimit të tij të enjten në emisionin Top Story në Top Channel, Rama u pyet për ndihmën që ka premtuar për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Me këtë rast kryeministri i ardhshëm i Republikës së Shqipërisë tha se me fillimin me qeverisje, sikurse me të gjitha qeveritë e rajonit, poashtu edhe me atë Serbisë, do të bisedojnë për arritjen e një traktati për mbrojtjen e minoriteteve. “Ka një hartë të rajonit që është e ndarë në kufi gjeografik dhe një hartë e rajonit me minoritetet që nuk shkon me kufijtë, andaj deri me sot për një periudhë shumë të gjatë dhe në shumë raste këto minoritete kanë qenë vatra të nxehta konflikti, këto do t’i kthejmë në ura bashkëpunimi”, tha Rama gjatë qëndrimit në këtë emision, transmeton Titulli. Ai theksoi se qeveria e tij do të jetë shumë aktive dhe e interesuar për çdo shqiptarë në rajon duke respektuar integritetin e secilit vend të rajonit, por siç tha Rama “edhe në respekt të së drejtës të çdo shqiptari për të jetuar si një qytetarë Evropian pavarësisht se jeton në Serbi, në Maqedoni apo Mal të Zi e kudo qoftë”./Titulli.com/
‘Rebelohen’ përfaqësuesit e Luginës
Lagja “Gashë” dhe shkolla “Sezai Surroi” me asfalt (foto & video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration