‘Rebelohen’ përfaqësuesit e Luginës
Lokale

‘Rebelohen’ përfaqësuesit e Luginës

28.Jun.2013 09:30
0
Ratifikimi i marrëveshjes nga Kuvendi i Kosovës me Serbinë ka ‘rebeluar’ përfaqësuesit e Luginës së Preshevës. Ata kërkojnë të drejta të barabarta për qytetarët e Luginës me ato të serbëve në Kosovë, e veçanërisht në veri të vendit. Në të kundërtën ata paralajmërojnë se do t’i përshkallëzojnë veprimet e tyre. Lideri i Lëvizjes për Progres Demokratik (LPD) me seli në Bujanoc, Jonuz Musliu, ka thënë për Tribunën se do të bëjnë presion te Qeveria e Kosovës që gjatë bisedimeve në Bruksel të kërkojë reciprocitet të të drejtave të shqiptarëve në Luginë me ato të serbëve në veri. Sipas tij, Qeveria e Kosovës duhet ta kushtëzojë zbatimin e marrëveshjes me Serbinë me dhënien e të drejtave të barabarta të qytetarëve në Luginë. “Është momenti kyç që edhe kryeministri Hashim Thaçi, çfarëdo të drejte që i`u japë serbëve në veri, duhet të kërkojë pikë për pikë të drejta për qytetarët në Luginë, përndryshe nëse Serbia nuk i respekton shqiptarët, atëherë do të kërkojmë nga Kosova që të stopohet marrëveshja dhe mos të lëvizet në zbatimin e saj”, ka thënë Musliu. /Titulli.com/
Nënshkruhet kontrata për ndërtimin e ambulancës në Letovicë
Rama: Traktat me Serbinë për mbrojtjen e shqiptarëve në Luginë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration