Lagja “Gashë” dhe shkolla “Sezai Surroi” me asfalt (foto & video)
Lokale

Lagja “Gashë” dhe shkolla “Sezai Surroi” me asfalt (foto & video)

27.Jun.2013 17:48
0
Edhe një pjesë e fshatit Tërnoc sot ka bërë kompletimin e infrastrukturës rrugore. Makineria e kompanisë “Saba Bellça” nga Presheva sot ka përfunduar asfaltimin e 1200 metrave rrugë që lidhë fshatin Tërnoc me atë Turi të komunës së Bujanocit. Punimet për asfaltimin kishin filluar në fund të muajit maj për t’u përmbyllur sot me asfaltimin e 800 metrave të rrugës kryesore në lagjen “Gashë”, deri në daljen e fshatit Tërnoc. [caption id="attachment_78329" align="alignright" width="300"]Asfaltimi në lagjen "Gash" - Tërnoc Asfaltimi në lagjen "Gash" - Tërnoc[/caption] Më herët u asfaltuan edhe 600 metra të rrugëve dytësore në këtë lagje. Ky projekt me vlerë 16.900.000 dinarë u financua nga buxheti i komunës së Bujanocit, ndërsa kryetari i saj Nagip Arifi premtoi se këtë rrugë do ta vazhdojë deri në fshatin Turi dhe vendbanimet tjera shqiptare, raporton Titulli. “Investimet në këtë rrugë janë 100 për qind nga buxheti i komunës. Vitin e ardhshëm do të vazhdojmë asfaltimin e rrugës për në fshatin Turi duke e bërë zgjerimin e saj, por edhe në fshatrat tjera”, tha me këtë rast Arifi, i cili në prononcimin e tij theksoi se me këto punime jemi duke e përmbushur edhe një premtim që i kemi dhënë elektoratit tonë. Edhe banorët u shprehën të kënaqur që tani do të kenë infrastrukturën e plotë ndërsa pati vërejtje rreth mungesës së infrastrukturës për grumbullimin e ujit të shiut, ku në disa vende mungonte. [caption id="attachment_78330" align="aligncenter" width="640"]Asfaltimi në oborrin e shkollës së mesme "Sezai Surroi" Asfaltimi në oborrin e shkollës së mesme "Sezai Surroi"[/caption] Si do që të jetë, puna sot nuk u mbyll me këtë rrugë. Në Bujanoc në shkollën e mesme “Sezai Surroi” u vazhdua me asfaltimin e shtresës së dytë të asfaltit në oborrin e kësaj shkolle. Punimet në këtë hapësirë do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim duke përfunduar edhe infrastrukturën rrugore e cila gjendet jashtë murit rrethues të objektit të këtij institucioni arsimor./Titulli.com/ http://youtu.be/AopbI-3QbyU
Rama: Traktat me Serbinë për mbrojtjen e shqiptarëve në Luginë
Lugina e Preshevës "koloni" kineze
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration