"Rainca, vendbanim i vjetër dardan-shqiptar i Rajonit të Preshevës"
Doli nga shtypi monografia:"Rainca-vendbanim i vjetër dardan-shqiptar i Rajonit të Preshevës" të autoreve Xhemaledin Salihut dhe Vebi Fazliut.
Libri i cili sapo doli nga shtypi është botim i Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore në Preshevë dhe Shtëpisë botuese "Kurora" Gjilan.
Libri u redaktua dhe lekturua nga Hysen Keqiku, recensentë të librit janë: Dr. Veton Zejnullahu-doktor i shkencave historike dhe Shukri Ymeri, profesor, drejtor i Shkollës fillore"Zenel Hajdini" në Raincë.
Libri në fjalë është financuar nga donatorët e fshatit Raincë të komunës së Preshevës. /Titulli.com/