Ridvan Murati: Nuk na dënoi gjykata, por kryesia e klubit
Lokale

Ridvan Murati: Nuk na dënoi gjykata, por kryesia e klubit

21.Feb.2015 13:50
0

Lojtari i KF Tërnocit Ridvan Murati i cili ka vuajtur dënimin tremujor me burg në Entin Korrektues në Qupri, tashmë akuzon kryesin e këtij klubi për mos mbrojtjen e tij dhe kolegëve si duhet para gjykatës, lidhur me rastin e incidentit fizik me arbitrin kryesor Dallibor Zllatkoviq, të ndeshjes së 2 shtator të vitit 2012.

“Gjykata serbe neve nuk na dënoi, por këtë e bëri kryesia e klubit futbollistik Tërnoci”, shprehet i mllefosur Ridvan Murati, i cili deri para vuajtjes së dënimit mbrojti ngjyrat e këtij klubi me emër në Luginë dhe më gjerë.

Në deklaratën me shkrim dorëzuar të shtunën në redaksinë e portalit informativ Titulli.com ai thekson se gjykata serbe i mundësoi arritjen e një marrëveshje, mirëpo siç shprehet ai “Kryesia e dobët e klubit na la që të merremi me gjykatë”.

“Lidhur me këtë rast gjykata na dënoi me rreth 43.000 dinarë dhe dy vjet mbrojtje në liri, mirëpo çka ndodhi, drejtori KF Tërnoci me avokatin kanë shku krye në vete dhe kanë lyp me kthy dënimin që ishte në të holla, në vuajtje të dënimit me burg”, shprehet Murati, i cili pyetur nga gazetari a ka dëshmi për këtë, ai theksoi se ka mbledhë të gjithë dokumentacionin e procedurës gjyqësore dhe posedon dëshminë përkatëse.

“Tani gjykata vendosi. Ne juve ja dhamë dy mundësi ju nuk i deshtët, tash mbani nga tre muaj burg. Këto fjali janë me dokument të vulosur”, deklaron Ridvan Murati, i cili tashmë ka vuajtur dënimin prej tre muajsh.

Ai thekson se kjo kryesi i ka marrë në “çafë” në të gjitha anët.

“Mbasi e mbajta burgun u deshtë me pagu edhe dëmin për referin, unë personalisht 170 euro ndërsa dy kolegët nga 650 euro”.

Nga ana tjetër drejtori i KF Tërnocit Enis Salihu duke i mohuar akuzat e Ridvan Muratit, për portalin Titulli.com thekson se të gjitha procedurat janë ndjekur.

“Ajo cka është dasht nga ana e klubit ne të gjithë procedurën e kemi përcjellë, çdo mbledhje kam qenë prezentë unë, shpenzimet e procesit gjyqësor i ka hjek komplet klubi. Përkrahjen e kishin maksimalisht, mirëpo ndikimi ynë në vendim të gjykatës nuk është i mundur”, u shpreh Salihu.

Ai nënvizon se gjatë procesit gjyqësor, trupi gjykues më tepër është bazuar tek publiku se gjoja publiku ka ofenduar arbitrin në baza nacionale.

“Në Gjykatën e Lartë asnjëherë nuk është zhvillu seancë drejtpërdrejtë për këta tre lojtarë,  e gjithë procedura është udhëheqë se publiku ka sharë, ka gjuajt me gurë”, shprehet drejtori i klubit, i cili në fund thekson se vendimi është marrë për dënimin e tre lojtarëve.

Procesi gjyqësor ndaj tre lojtarëve tërnocas ka zanafillën më 2 shtator të vitit 2012, në ndeshjen e zhvilluar në fshatin Tërnoc mes klubit vendas dhe KF “Pçinja” nga Tërgovishta.

Ky proces është nisur me kërkesë të arbitrit kryesorë Dallibor Zllatkoviq me akuzën për sulm ndaj tij nga lojtarët Faruk Nazifi, Ridvan Murati dhe Valon Ramadani.

Tashmë vendimi i Gjykatës së Lartë në Nish është i plotfuqishëm, ndërsa dënimin me tre muaj burg në  Entin Korrektues në Qupri e ka mbajtur lojtari Ridvan Murati, ndërsa portieri Valon Ramadani është duke vuajtur dënimin dhe i kanë mbetur edhe rreth një javë, sikurse edhe lojtarit Faruk Nazifi që ka për të mbajtur edhe rreth një muaj e gjysmë. /Titulli.com/

 

Lexo edhe:

Ndërpresin grevën të burgosurit e "Rastit Dobrosini"
"Rainca, vendbanim i vjetër dardan-shqiptar i Rajonit të Preshevës"
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration