PVD: Lluçani i tha PO, platformës qeverisësë të kryetarit të ardhshëm, Driton Rexhepi (foto&video)
Në shtëpinë e kulturës të fshatit Lluçan, Partia për Veprim Demokratik, gjatë së martes, ka promovuar programin e saj qeverisës 2020 - 2024.
Kandidati për Asamble komunale nga Lluçani, Hamdi Behluli, kërkoi mbështetjen e parezervë të bashkëfshatarëve të tij, me që Lluçani ka nxënë vendin e merituar gjatë qeverisjes së PVD-së.
Burhan Halili, kryerar i Degës së PVD-së në Bujanoc, kërkoi mbështetjen për listën e PVD-së, duke theksuar se kësaj liste i prinë një djal i ri me shumë potencial, e ai është Driton Rexhepi.
Nga ana tjetër, kryetari i PVD-së, njëherit kandidati për deputet popullor, Shaip Kamberi, tha se: “Lluçani, gjithmon ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në fitoret e PVD-së”.
I nominuari për kryetar të Bujanocit, Driton Rexhepi, u zotua se, gjithësecili bujkë, gjatë qeverisjes së ardhshme, do të trajtohet sipas potencialit që ka në ekonominë bujqësore. Ai premtoi rritje të fondeve për bujqit lokal.
Programi i promovuar nga kandidati Rexhepi, me shumë aplaudim u mirëpritë nga banorët e fshatit Lluçan.
Kjo përmbajtje është pjesë e programit politik zgjedhor dhe mbështetet nga Partia për Veprim Demokratik (PVD)