PVD: Tërnoci dëshmoi që është lokomotivë e fitores së madhe të 21 qershorit (foto&video)
Para qindra tërnocasve, të marten në mbrëmje, Partia për Veprim Demokratik, shpalosi programin e saj zgjedhor për mandatin 2020 – 2024.
Fillimisht të pranishmive, i’u drejtu kryetari i Degës së PVD-së, Burhan Halili, ku mes tjerash, tha se: “Tërnoci dhe tërnocasit dijnë se kujtë duhet t’ia besojnë fatin e tyre”. Halili kërkoi që të mbështet lista për zgjedhje lokale dhe ajo parlamentare.
Ndërkaq, Ermal Rexhepi, kandidat për Asamble komunale, kërkoi që të mbështet puna e mirë e PVD-së, e dëshmuar edhe gjatë këtij mandate katër vjeçar.
Teuta Mejdiji, kandidate për asambleiste komunale, vlerësoi se PVD, është shtëpi e madhe, të cilën e ndërtuan edhe gratë më të ndershme të këtij vendi. Ajo ftoi gjithësecilen grua, që t’a mbështet programin e ardhshëm katër vjeçar.
I nominuari për kryetar të Bujanocit, Driton Rexhepi, premtoi që për-brenda mandatit katër vjeçar, secila rrugë e rrugicë, përmes projekteve infrastrukturore, do të përfundon.
Ai më tej shtoi se, nuk do të kqetrajtimi I grave shqiptare, nga politikat diskriminuese, ka marrë fund njëherë e pergjithmon. Rexhepi premtoi edhe bursa për studentët, grante për bujqit dhe praktikë profesionale për të diplomuarit.
Nga ana tjetër, kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, njëherit, kandidatin për deputet popullor, Shaip Kamberi, vlerësoi lartë përbërjen e re të listës së PVD-së, duke theksuar se kësaj liste i prinë, më i miri në mesin e më të mirëve.
Ai kërkoi që me 21 qershor të mbështet lista e PVD-së, si një risi e mirë, që do t’a përcjell komunën tonë.
Numri i madh I pjesëmarrësve tërnocav dhe ovacionet e shfaqura, janë përgjigja më e mirë, se fitorja e PVD-së më 21 qershor, është fitore bindëse dhe e rradhës.
Kjo përmbajtje është pjesë e programit politik zgjedhor dhe mbështetet nga Partia për Veprim Demokratik (PVD)