Bajrami: Në parlamentin e Serbisë do të jem zëri i çdo preshevari (video-spoti)
Lokale

Bajrami: Në parlamentin e Serbisë do të jem zëri i çdo preshevari (video-spoti)

17.Jun.2020 13:39
0

Në zgjedhjet parlamentare më 21 qershor 2020 shqiptarët e Luginës së Preshevës marrin pjesë me listën e certifikuar me numër 16 “Alternativa Demokratike Shqiptare-Lugina e Bashkuar”.

Kësaj listë do të prij kryetari i PVD-së, Shaip Kamberi ndërsa kandidati I mundshëm për deputet numër 2 është nga radhët e “Alternativës për Ndryshim”, Argjend Bajrami, shkruan Titulli.com.

Partia për Veprim Demokratik krahas asaj për zgjedhje lokale në Bujanoc ka zhvilluar fushatë edhe për zgjedhjet parlamentare duke promovuar listën e përbashkët në çdo tubim zgjedhorë.

Ndërsa Alternativa për Ndryshime, partia e dytë më e madhe në Luginë të Preshevës lidhur me zgjedhjet parlamentare ka publikuar një videoklip përmes së cilit kandidati I tyre Argjent Bajrami bën ftesë për pjesëmarrje në këtë proces zgjedhorë.

Ai në spotin e  tij thotë se subjekti i tiji i ka dhënë besimin duke u shprehur se ai është munduar të kontribuoj vendit, transmeton Titulli.com.

“Në parlamentin e Serbisë do të jemë zëri i çdo preshevari e shqiptari duke kërkuar të drejtat tona në mënyrë institucionale pa përjashtuar faktorin politik ndërkombëtarë”, është shprehur mes tjerash Bajrami në spotin e tij zgjedhorë.

Ai gjithashtu kë barë ftesë shqiptarëve që të dalin të votojnë për zgjedhjet parlamentare më 21 qershor për listën numër 16 “Alternativa Demokratike Shqiptare-Lugina e Bashkuar”./Titulli.com/

Të gjitha rrugët në komunën e Preshevës do të jenë në gjuhën shqipe
PVD: Lluçani i tha PO, platformës qeverisësë të kryetarit të ardhshëm, Driton Rexhepi (foto&video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration