Preshevë-Tabanoc, pritje  të gjata në kufi
Lokale

Preshevë-Tabanoc, pritje të gjata në kufi

06.Aug.2013 13:22
0
Në pikën kufitare me Maqedoninë, në dalje nga Serbia, Preshevë-Tabanoc, po vazhdon rritja e fluksit të makinave. Numri më i madh i tyre është regjistruar në pikën e kalimit kufitar Preshevë-Tabanoc me Serbinë, ku vazhdimisht ka fluks të rritur të makinave për hyrje në Maqedoni. Siç raportojn mediat nga shteti fqinj, autoritetet doganore kanë theksuar se ky fluks po shtohet pasi që ditëve të fundit ka nisur mbërritja masive e mërgimtarëve për pushimet verore në vendlindje, ndërsa radhët e gjata shkaktohen edhe nga turqit nga vendet perëndimore që shfrytëzojnë Maqedoninë dhe Greqinë si korridor transitor për të udhëtuar në Turqi, por edhe turistët nga vendet fqinje që udhëtojnë drejt Greqisë. Pritjet e gjata janë regjistruar edhe në kufirin tjetër të Maqedonisë me Greqinë, në Bogorodicë, ku gjithashtu ka fluks të madh makinash. Këtë kaos pritjesh e shkaktojnë edhe qytetarët e Maqedonisë që shkojnë për pushime në Greqi. Fluksi i madh i makinave në Maqedoni ka shkaktuar radhë të gjata edhe në pikat e pagesës rrugore në autostradën përreth Korridorit 10./Titulli.com/
Nesalca edhe me një rrugë të asfaltuar (foto)
Preshevarët paguajnë tarifa të larta në spitalet e Kosovës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration