Fshati Nesalcë i komunës së Bujanocit sot po bëhet edhe me në rrugë të asfaltuar.
Që nga orët e para të ditës së sotme ka filluar asfaltimi i 310 metrave rrugë të lagjes “Mushkaj” në Nesalcë.
Kjo rrugë e cila financohet me 30 për qind nga banorët e kësaj lagjeje dhe 70 për qind nga buxheti Komunal, po asfaltohet nga kompania tashmë e njohur në këtë fushë, “Saba Bellça” nga Presheva.
Vebi Hyseni, banorë i kësaj lagjeje, shprehet i kënaqur me punimet ndërsa falënderon kryetarin e komunës Nagip Arifin, si dhe kompaninë që po kryen këto punime.
“Falënderojë kryetarin Arifi, drejtorin e Drejtoratit për Ndërtim Agim Halitin si dhe kompaninë “Saba Bellça” e posaçërisht pronarin e kompanisë Valon Etemin që punimet janë duke i kryer sipas projektit”, u shpreh Hyseni gjatë një prononcimi për Titullin.
Kjo rrugë e cila po asfaltohet do të lidhe Nesalcën me pjesën e Verbanit që gjendet mbi këtë fshat.
Vlen theksuar se rruga me gjatësi prej 310 metrave do të asfaltohet nga rruga kryesore, deri në fillimin e rrugës së Verbanit./Titulli.com/