Preshevarët paguajnë tarifa të larta në spitalet e Kosovës
Lokale

Preshevarët paguajnë tarifa të larta në spitalet e Kosovës

06.Aug.2013 11:50
0
Edhe pse është miratuar në Kuvendin e Kosovës një platformë për Luginën e Preshevës, ajo nuk po ofron thuajse asnjë lehtësi praktike për qytetarët shqiptarë të Luginës së Preshevës, shkruan  Tribuna. Sh.M. është nga fshati Rahovicë i Preshevës. Asaj së fundi i është dashur të trajtohet në Qendrën Klinike Universitare, për ta kryer një intervenim kirurgjik, në Klinikën e Kirurgjisë në QKUK. Ndonëse nuk ndihej e sigurt që këtë intervenim ta kryente në spitalin e Vranjës, ajo është detyruar që për operacion kirurgjik t’i drejtohet Qendrës Klinike Universitare në Prishtinë. Por, ndonëse trajtimi mjekësor për gruan shqiptare nga Presheva ishte mjaft korrekt, ajo tregon se janë pagesat që ka bërë në spitalin e Prishtinës, që s’kanë qenë aspak të favorshme për të. “Unë u përgatita për operacion dhe befasia ishte se m’u dasht të paguaj hiq më pak se 300 euro për hospitalizimin dhjetëditësh, ndonëse shoqet që i kisha në dhomë që ishin nga Kosova, për të njëjtin shërbim kishin paguar jo më shumë se 40 euro për hospitalizim si dhe njëzet euro për pjesën e anestezionit”./Tituli.com/
Preshevë-Tabanoc, pritje të gjata në kufi
Shqiptarëve të Bujanocit po i merret nënshtetësia
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration