Preshevarët hapin rrugë për kontrabandim të mallrave drejt Kosovës
Nga nënshkrimi i marrëveshjes për menaxhimin e kufijve të njohur si IBM, shqiptarët e fshatrave Depcë, Ukmemet dhe Zukbashë e kanë hapur një rrugë ilegale që lidhet me Muçibabën. Nga kjo rrugë të gjitha mallrat që vijnë nga Serbia futen në Kosovë pa kaluar kontrollimet kufitare e doganore thonë qytetarët matan kufirit. Banorët e Muçibabës fshat ky në brezin kufitarë me Serbinë janë të shqetësuar që pas nënshkrimit të marrëveshjes për menaxhimin e kufijve para syve të policisë dhe të vetë banorëve në pjesën e Kosovës po lulëzon kontrabanda, por që kësaj radhe vije pikërisht nga shqiptarët e fshatrave të Preshevës.Idriz Rexhepi banor në Muçibabë tha për rajonipress se pas nënshkrimit të marrëveshjes së njohur si IBM shqiptarët e fshatrave të Preshevës në Depcë, Ukmemet e Zukbashe kanë hapur një rrugë të gjatë 6 km e cila është hapur me ekskavator vetëm që tu iket kontrollimeve doganore-kufitare. “Nga kjo rrugë të gjitha mallrat që vijnë nga Serbia futen në Kosovë pa kaluar kontrollimet kufitare e doganore” thotë ai.Rexhepi tha se përmes kësaj rruge po zhvillohet kontrabanda e kafshëve , dhe ushqimeve të ndryshme.”Ne jemi kundër këtij aktivitet ilegal sepse rrezikohet jeta e banorëve të Muçibabës që ndodhen afër kufirit. Policia e cila ndodhet 2 km larg kësaj rruge nuk po vepron edhe pse janë të njoftuar me rastin” tha Rexhepi.
I kontaktuar nga rajonipress Nebih Aliu drejtor në departamentin e policisë kufitare rajoni lindje tha se nuk ka njohuri se ekziston një rrugë e tillë e cila shfrytëzohet nga kontrabanduesit./Titulli.com/